Agjencia Zhurnal.mk.

Mbledhje koordinuese për projekt për bashkëpunim ndërkufitar mes Krushevës dhe Elbasanit

Krushevë, 4 mars – Në Krushevë sot është mbajtur takimi i parë koordinues në kuadër të projektit “Krushevë dhe Elbasan – destinacion turistik i njohur ndërkufitar” nga programi i bashkëpunimit ndërkufitar të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Siç informojnë nga pushteti lokal i Krushevës, në takim është diskutuar për fazat fillestare dhe të mëvonshme të projektit. Planifikimi nisi me aktivitetet e ashtuquajtura “të buta”, si ngritja e kapaciteteve të sektorit të keteringut dhe projektet infrastrukturore që duhet të zbatohen nga të dyja palët.

Të ftuar nga Shqipëria, komuna e Elbasanit dhe OJQ “Tjetër Vizion”, së bashku me ALKA – Qendra për zhvillim të qëndrueshëm, si partnerë në projekt, i vizituan resortin e paraglajdingut dhe disa zona të tjera që janë qendra e zhvillimit të turizmit në Krushevë. Projekti do të zgjasë tre vjet.

Related posts

Ibrahimi: Pse nuk e përmendët UÇK-në gjatë qeverisjes me Gruevskin kur u vra Harun Aliu?

Redaksia

Merc: Dera e BE-së është e hapur për anëtaret e reja, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor

Xh M

Koalicioni “VLEN” padi në Administrative kundër vendimit të KSHZ-së

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky