Agjencia Zhurnal.mk.

Lupço Nikollovski: Me vendimin e ri qeveritar parandalohet keqpërdorimi i veturave zyrtare

Shkup, 7 shtator – Vendim i ri me të cilin definohet dhe rregullohet shfrytëzimi i veturave zyrtare në pronë të shtetit, ishte miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë, me iniciativë të zëvendëskryetarit të Qeverisë për Luftë Kundër Korrupsionit, Resurse Njerëzore dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Lupço Nikollovski.

Vendimi, siç informuan nga kabineti i Nikollovskit, është bërë ashtu që i eliminon keqpërdorimet potenciale të veturave zyrtare, gjegjësisht shfrytëzimin e resurseve publike për qëllime private.

“Me dispozitat e reja, secili shfrytëzim i veturave zyrtare duhet të aprovohet, arsyetohet, me qëllim dhe në mënyrë racionale dhe në përputhje me vizionin, misionin, qëllimet dhe fushëveprimin e organit shtetëror sipas kompetencave të tij”, tha Nikollovski.

Sistemi i ri për ndjekjen e shfrytëzimit të veturave zyrtare dhe mënyra se si do të sigurojnë lejet për shfrytëzim, thuhet në kumtesën e kabinetit të Nikollovskit, mundëson detektim të lehtë të parregullsive dhe sanksionimin e tyre.

Kjo është edhe një masë e Qeverisë në drejtim të shfrytëzimit racional të pajisjeve zyrtare dhe mjeteve buxhetore.

“Në periudhën e kaluar, u miratua dhe tashmë vendimi po aplikohet, i cili kufizon shpenzimet e shërbimeve hotelierike për takimet e punës nga bartësit e posteve publike, dhe ndryshimet në Ligjin për Ndërmarrjet Publike kufizojnë shpërblimin e anëtarëve të bordeve udhëheqëse dhe mbikëqyrëse dhe zvogëlohet numri i anëtarëve të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Nikollovskit.

Related posts

Merc: Dera e BE-së është e hapur për anëtaret e reja, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor

Xh M

Koalicioni “VLEN” padi në Administrative kundër vendimit të KSHZ-së

Xh M

Dyshimet për grup të armatosur të BDI-së – Ministria e Brendshme heshtë për pretendimet e Mickoskit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky