Agjencia Zhurnal.mk.

Kryesimi me OSBE-në, pjesë e projektit “Reflektime 2030”

Shkup, 21 janar – Diskutim tematik në kuadër të projektit “Reflektime 2030” u mbajt sot në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, qëllimi i të cilit është zhvillimi i Strategjisë për politikë të jashtme për 10 vitet e ardhshme. Debati i sotëm iu dedikua kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023.

Fjalim hyrës në ngjarje kishte ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i cili e prezantoi vizionin, si dhe aktivitetet e ndërmarra me qëllim të përgatitjes cilësore për një kryesim proaktiv me OSBE-në dhe promovimin e politikës sonë të jashtme në një kontekst më të gjerë multilateral.

“Kryesimi me OSBE-në është prioritet i lartë i yni në vitet e ardhshme. Nga fillimi i këtij viti jemi pjesë e Trojkës Kryesuese të OSBE-së dhe njëkohësisht do të kryesojmë me Partnerët Mesdhetarë dhe Partnerët Aziatikë për bashkëpunimin me OSBE-në (2022/2024). Andaj, kjo lidhje ndërmjet Kryesimit të OSBE-së dhe Strategjisë së Politikës së Jashtme 2030 është logjike, e kuptueshme dhe e nevojshme. Sot e diskutojmë seriozitetin e sfidës, vizionin dhe mënyrën se si përmes kapacitetit tonë të ri mund të kontribuojmë për stabilitetin, bashkëpunimin dhe prosperitetin në rajonin e OSBE-së. Kontributi që do të marrim do të kontribuojë padyshim në këto procese në mënyrë që të ndërtojmë një platformë solide për presidencën tonë”, theksoi ministri i Jashtëm, Osmani.

Qëllimi i këtij diskutimi tematik ishte të iniconte një lloj reflektimi mbi fushat e mundshme prioritare, sfidat dhe pritshmëritë, si dhe për profilin tonë si vend kryesues.

Në këtë aktivitet morën pjesë anëtarë të Këshillit Strategjik të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të Grupit të Punës pranë MPJ-së, të angazhuar për përgatitjen e presidencës, përfaqësues të sferës akademike, të komunitetit të think tank-ut, etj.

Related posts

Izet Mexhiti për TV Sitel: VLEN do të ketë më së shumti vota shqiptare dhe deputetë shqiptarë më 8 maj

Redaksia

Toshkovski: Palevski do të ekstradohet për një kohë shumë të shkurtër

Xh M

Mexhiti: Do të jemi pjesë e një qeverie të orientuar drejt integrimeve evropiane

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky