Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski i thotë VMRO-së t’i dorëzojë kontaktet për furnizim të lirë në EMV ose në Ministrinë e Ekonomisë

Shkup, 29 shtator – Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot ka porositur VMRO-DPMNE-në që kontaktet për blerjen me çmim të lirë të energjisë elektrike t’i dorëzojë në SHA “EMV” ose në Ministrinë e Ekonomisë.

Këto janë adresat të cilave duhet t’i drejtohet partia opozitare nëse vërtet ka kontakte të tilla dhe nëse dëshiron të ndihmojë, theksoi Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Në kabinetin e tij, siç theksoi, nuk ka arkiv për mbledhjen e ofertave dhe as nuk mund të vijnë deputetë apo ministra me ndonjë kontakt.

Kryeministri nënvizoi se çdo ndihmë në këto kushte është e mirëseardhur dhe do të respektohet. Ai po ashtu ka përsëritur se më 15 tetor do të fillojë sezoni i ngrohjes në Shkup dhe se do të ketë ngrohje.

“E keni fjalën për kontakte nga kompani që mund të ofrojnë energji me çmime të caktuara. Dorëzojeni ato kontakte për energji elektrike të lirë në arkivin e SHA “EMV” ose te ministri i Ekonomisë që të shohim se cilat janë ofertat, cilat janë kushtet e dorëzimit, sipas standardeve ndërkombëtare cila është pika për marrje të energjensave dhe nëse oferta është më e mira, do të pranohet. Çdo ndihmë në këto kushte është e mirëseardhur, askush nuk refuzon asgjë. Nëse vërtet ekzistojnë kontakte të tilla, këto janë adresat: EMV dhe Ministria e Ekonomisë. Ministri Bekteshi është i qasshëm dhe gjatë ditës së djeshme tashmë ka pasur kontakte. Nuk ka asnjë arkiv për ofertat nga kompanitë në kabinetin tim. Në EMV ka procedurë të hapur për thëngjillin, mazutin dhe gazin. Kushdo që ka ofertë për këto energjensa mund ta paraqesë menjëherë atje nëse plotëson kushtet. Kontaktet nuk mund të vijnë tek unë, nuk mund të vijë asnjë deputet apo ministër. Janë thirrje të hapura, të shpallura publikisht dhe fiton gjithmonë oferta më e mirë”, theksoi kryeministri Kovaçevski.

Kryeministri përmendi edhe vendimet e mbrëmshme të Këshillit ekonomik-energjetikë, sipas të cilave të gjitha shkollat ​​në vend vendosen në tregun e rregulluar dhe spitalet do të marrin energji elektrike më të lirë përmes shitjes së EVN-së.

Deputeti Stojanoski nga VMRO-DPMNE e pyeti Kovaçevskin nëse ka ndërmend ta thërrasë liderin e partisë Hristijan Mickoski në Qeveri për t’i dhënë kontaktet për blerjen e energjisë elektrike më të lirë.

Stojanoski pyeti edhe nëse Qeveria planifikon t’i ndihmojë ndërmarrjet publike, për të cilën kryeministri u përgjigj se ata kanë obligim të riorganizojnë dhe ristrukturojnë shpenzimet.

Related posts

Bojmacaliev: Qytetarët të paraqesin nëse kanë ndonjë kërcënim për prishjen e procesit zgjedhor

Xh M

Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate

Xh M

Kush është kompania e sondazheve të porositura që po i ndihmon BDI-së?

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky