Agjencia Zhurnal.mk.

Kosova U19 mposhtet në çastet e fundit nga Ukraina

Në ndeshjen e parë të Grupit të 3-të në Maind Round, e vlefshme për Evropianin 2023, Kombëtarja e Kosovës U19 ka pësuar humbje në ballafaqim me Kombëtaren U19 të Ukrainës, me rezultat 1:0.

Fati nuk ishte në anën e Dardanëve të rinj ngase humbja erdhi në sekondat e fundit apo më saktë në minutën e 5-të të lojës shtesë.

Pjesa e parë e ndeshjes u përmbyllë pa gola dhe secila kombëtare arriti të krijojë disa gjysëmraste, por jo edhe sa të rrezikoheshin seriozisht të dyja portat.

Pjesa e dytë nisi furishëm nga të dyja palët. Ukrainasit ishin më të rrezikshëm, por Dardanët u treguan të fortë dhe të përqendruan sidomos në fazën e mbrojtjes dhe nuk u lejuan shumë hapësira ukrainaseve.

Kur të gjithën menduan se ndeshja do të përfundojë pa gola dhe kur gjyqtari dha 4 minuta lojë shtesë, në sekonda e fundit të minutës së 5-të Yamoliuk u kujdes për fitoren e Ukrainës.

Menjeherë pas shënimit të golit pa arritur të niset loja nga mesi gjyqtari dha shenjë për përfundimin e ndeshjes. Dardanët U19 të dielën, më 20 nëntor takohen me Suedinë në orën 18.30 në të njëjtin stadium.

Deklaroi pas ndeshjes:

Ramiz Krasniqi, përzgjedhës:  Humbja në çastet e fundit është e dhimbshme, por ky është futbolli. Kemi qenë të vetëdijshëm se Ukraina është një kundërshtar i fortë. I përgëzoj djemtë për një angazhim maksimal, disiplinë dhe karakter të fortë. Ne nuk do të dorëzohemi në asnjë mënyrë. I kemi edhe dy ndeshje dhe do të kërkojmë më të mirën e mundshme. Është e qartë se kërkohet fitore dhe ne synojmë të fitojmë ndonëse nuk është aspak e lehtë.

 

 

Related posts

KRE: Vetëm 2,75 për qind e energjisë elektrike është nga importi, jemi në prag të pavarësisë energjetike të vendit

D V

Gashi në Dibër shpalos tri pikat e veçanta për investitorët nga mërgata

D V

Analizë: Maqedonia do të ketë qeveri proevropiane edhe me BDI-në edhe pa BDI-në

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky