Agjencia Zhurnal.mk.

Konkurset për punësim anulohen, këta punëtorë pritjet e tyre do të zhvendosin në ambasada!

Shkup, 18 prill – Në vendin tonë është krijuar situatë normale hapen konkurse mbyllen sikurse nuk ndodhë asgjë. Hapja e çdo konkursi është shpresë për personat që janë në pritje të punësimit, dhe kjo hapje mbyllje pa kurrfarë preteksti logjik është tallje me ndjenjat dhe gjendjen sociale të të interesuarve për punësim. Por, kjo nuk kalon pa shpagim kjo tallje pastaj përkthehet me dëshpërim të këtyre të interesuarve për punësim dhe më nuk presin konkurse por presin terminë në ambasadën gjermane për ta lëshuar këtë vend, shkruan Zhurnal.

Nuk ka para në buxhet, anulohet konkursi për punësimin e 1.117 punëtorëve shëndetësorë –

Konkursi për punësimin e 1117 punëtorëve shëndetësorë është anuluar, kumtoi sot Elena Petrova, zv.ministre shtesë e financave dhe sipas saj, me këtë është arritur deri te epilogu për konkursin për ata që janë ose kanë qenë të angazhuar me marrëveshje në vepër.

Ajo informoi se për anulimin e këtij konkursi i kanë informuar përfaqësuesit e sindikatave Bobi Bojçevski, kooridnatorin nacional në Sindikatën e pavarur për punëtorë shëndetësorë, Goce Dellçev-Todev dhe Marjan Risteskin nga Konfederata e organizatave sindikale në Maqedoni.

Sipas Petrovës, “kjo lidhet me informacionet që ajo i ka publikuar paraprakisht, ndërsa ka të bëjë me atë se në Buxhetin e vitit 2024 nuk janë siguruar mjete për pagë bruto për 1117 punëtorë shëndetësorë.

Ikja e mjekëve është shqetësuese për shëndetin e qytetarëve-

Së fundmi janë shqetësuese shifrat e larta të mjekëve që po e lëshojnë vendin. Në pesë vitet e fundit, 939 mjekë janë larguar nga vendi, sipas të dhënave nga licencat e lëshuara për të punuar jashtë shtetit. Por kush do të kujdesit për shëndetin e qytetarëve që kanë mbetur në këtë vend. Në disa komuna të vendit si Dojran dhe Çashkë nuk ka fare mjekë amë. Nëse vazhdon ky trend i ikjes, për 5 deri në 10 vjet nuk do të kemi fare mjekë amë, ka paralajmëruar kryetar i mjekëve të përgjithshëm Dragan Gjorgjievski.

“Po potencoj edhe një herë se na duhen reforma më të shpejta dhe zbatimi i reformave që të mund mjekët e rinj të qëndrojnë në këtë vend, sepse mjekët që punojnë në shtëpitë e shëndetit te koncensionerët përballen me probleme serioze. Me ikjen e pronarit jashtë shtetit ose daljes në pension, ngelim në rrugë bashkë me infermieret. Ky problem është që 10 vjet dhe nuk po gjendet asnjë zgjidhje”, tha Dragan Gjorgjievski, specialist i mjekësisë familjare.

Për mungesën e mjekëve dhe shërbimeve në disa ambulanta, ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ka thënë se duhet të reduktohet numri i institucioneve shëndetësore nëpër disa komuna, duke marrë si shembull Strugën dhe Ohrin.

“Reduktimi i institucioneve shëndetësore por jo edhe i vendeve të punës. Që nënkupton se nuk kemi nevojë që në dy qytete të afërta të kemi 8 kujdestari kur mund të kemi dy, domethënë mund të racionalizohen të gjitha këto dhe ne po punojmë në atë drejtim”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Çfarë është bërë për të ndalë ikjen e mjekëve?

Si duket në vendin tonë çdoherë ka diagnostikim të problemeve dhe dukurive të dëmshme, por që rrallë herë apo asnjëherë nuk merren masa parandaluese ose të paktën kurim i i problemeve shqetësuese. Në rastin në fjalë për të ndalë ikjen e mjekëve nuk është marrë as edhe një masë e vetme konkrete për të parë si përpjekje që ndalon këtë ikje që është shumë e dëmshme për vendin.

Institucioni përgjegjës, Ministria e Shëndetësisë, shpesh e ngrit si çështje problematike dhe shqetësuese por asnjëherë nuk ofron një program apo strategji afatgjate që do të ndalte këtë ikje, pse jo të jetë një strategji e mirë hartuar që edhe ata që kanë ikur të kthehen. Por, është krijuar shprehi e zakonshme që në vend të veprimit përfundon gjithçka vetëm me diskutim verbal ose në letër e asgjë në vepër.

Ministria e Shëndetësisë në koordinim me institucionet tjera duhet tu mundësojë mjekëve të rijnë specializimin e tyre në fushat përkatëse me shumë të ulëta por edhe atyre mjekëve që nuk kanë libreza partiake. Në këtë formë të plotësohet edhe deficiti i specialistëve në fusha më specifike si, anesteziologët, infektologët, urologët, e të tjera. Pagat që marrin mjekët në këtë vend janë fyese deh nënvlerësuese të mundit të tyre përgjatë studimeve dhe duke zgjedhë profesionin i cili në vete ngërthen edhe mision human.

Stimulimi dhe motivimi i studentëve të studiojnë mjekësi dhe të vazhdojnë specializimin e tyre duke ju garantuar punë që vlerësohet financiarisht dhe moralisht, pasi pothuajse nuk kalon një muaj pa u rrahë ndonjë mjek brenda vendit në ndonjë spital. Siguria fizike, stabiliteti ekonomik, përkrahja shtetërore për specializim janë masat kryesore që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse për të ndalë ikjen e mjekëve. Pra, duhet me urgjencë të rrisin pagat e punonjësve shëndetësor më e rëndësishme se rritja e pagave për punonjësit shëndetësor është edhe rritja e buxhetit në përgjithësi për shëndetësinë dhe krijimi i kushteve nëpër spitalet publike. /Zhurnal.mk

Related posts

Izet Mexhiti për TV Sitel: VLEN do të ketë më së shumti vota shqiptare dhe deputetë shqiptarë më 8 maj

Redaksia

Toshkovski: Palevski do të ekstradohet për një kohë shumë të shkurtër

Xh M

Mexhiti: Do të jemi pjesë e një qeverie të orientuar drejt integrimeve evropiane

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky