Agjencia Zhurnal.mk.

Kërkesa e lartë për energji elektrike në Kosovë mund të rrezikojë furnizimin e Evropës

Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit (European Network of Transmission System Operators for Electricity; ENTSO-E) ka paralajmëruar se kërkesa e lartë për energji elektrike në Kosovë mund të rrezikojë furnizimin me energji elektrike të Evropës pasi Kosovës i mungon energjia në një masë që nuk është planifikuar në tregje.

“ENTSO-E për Evropën Kontinentale i kërkon operatorit kosovar të shpërndarjes së energjisë elektrike KOSTT që të ruajë ekuilibrin në sistemin e tij kombëtar të energjisë elektrike, që është një detyrim themelor kontraktual për operatorët e tjerë të sistemit të transmetimit në Evropën kontinentale”, thuhet në e-mailin e ENTSO-E, ka raportuar Reuters.

Siç transmeton televizioni kroat HRT, situata në Kosovë është veçanërisht dramatike për shkak të niveleve të ulëta të prodhimit vendor, prishjeve teknike dhe motit të ftohtë, gjë që ka shkaktuar ndërprerjen e prodhimit në termocentrale dhe ka detyruar autoritetet e Prishtinës të importojnë më shumë energji elektrike se zakonisht.

Sipas agjencisë britanike Reuters, Kosova, përveç që prodhon nga dy termocentralet e saj me qymyr, “zakonisht importon 10 deri në 15 për qind të energjisë elektrike”, por importet tani kanë arritur në 40 për qind të energjisë elektrike të nevojshme.

“Si rezultat i kësaj, Kosova po importon energji që nuk ishte planifikuar në tregje”, shkruan Reuters.

Mediat në Prishtinë publikuan një mesazh të ministres shqiptare të Energjisë, Belinda Balluku se, me kërkesën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, “të gjitha burimet njerëzore dhe ekspertët e Industrisë së Elektroenergjetike të Shqipërisë janë angazhuar për të ndihmuar Kosovën në furnizimin me energji elektrike më 31 dhjetor dhe 1 janar.

Rama tha të mërkurën se Kosova po përballet me një krizë serioze energjetike dhe tha se Shqipëria do të gjejë një mundësi për të ndihmuar.

Rama thuhet se ka kërkuar nga Ministria e Energjisë që të vlerësojë çdo mundësi për të ndihmuar qeverinë e Kosovës, në mënyrë që Kosova të mos mbetet pa energji elektrike gjatë festave të Vitit të Ri.

Related posts

Ulje e prodhimit industrial

Xh M

Paralajmërohet shtrenjtim i mjaltit

Xh M

Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky