Agjencia Zhurnal.mk.

Manchester United kthehet te fitorja, Ronaldo gol dhe asist

Manchester United ka marr fitore ndaj Burnley me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier.

Ndeshja nisi me raste nga të dyja anët, ku fillimisht rrezikoi Chirs Wood i Burnley, ndërsa pas tij Cristiano Ronaldo që humbi një rast shumë të mirë.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 8-të, kur Scott McTominay gjuan bukur dhe shënoi për 1-0.

Epërsia për United u shtua në minutën 27-të, kur një goditje e Jadon Sanchos u devijua nga mbrojtësi Ben Mee për 2-0.

Në minutën e 35-të ishte radha e Ronaldo që shënoi për 3-0 me një goditje nga afër.

Pas tre minutash Burnley ngushtoi epërsinë e United, me Aaron Lennon që arriti të mposht David de Gean për 3-1.

Pasi Manchester United kishte epërsi komode, nuk rrezikoi shumë në pjesën e dytë, duke ruajtur rezultatin.

Me këtë fitore Djajtë e Kuq kalojnë në pozitën e 6-të me 31 pikë, ndërsa kanë zhvilluar deri më tani vetëm 18 ndeshje, dy më pak se Man City që është lider.

Related posts

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

D V

Mësohet data e saktë se kur do të rikthehet Barcelona të luajë përsëri në ‘Camp Nou’

D V

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy