Agjencia Zhurnal.mk.

Hulumtim i QKQ-së: Nga buxhetet komunale për shoqatat e qytetarëve vetëm thërrmija

Shkup, 20 dhjetor – Qendra për komunikime qytetare (QKQ) sot e kumtoi hulumtimin “Thërrmija për shoqatat e qytetarëve në buxhetet komunale”, në të cilin konkludohet se shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet në vend nuk e marrin mbështetjen  e nevojshme financiare nga buxhetet komunale. Mesatarisht, komunat në vitin 2022 u kanë ndarë shoqatave të qytetarëve vetëm 0,1 për qind nga buxhetet e veta.

Hulumtimi zbulon se komunat përmes zërit buxhetor 463 – i quajtir “Transfere drejt organizatave joqytetare” në vitin 2022 kanë ndarë 6,6 milionë euro. Me atë rast, mbi 90 për qind e parave u janë ndarë klubeve sportive, të cilat janë të preferuarat e autoriteteve lokale dhe në disa komuna të caktuara kanë marrë edhe nga një milion euro në vit.

Nga Qendra për komunikime qytetare poencojnë se me pagesat e mjeteve ndaj klubeve profesioniste sportive përmes zërit buxhetor 463 – Transfere të organizatave joqeveritare  krijohet pasqyrë e shtrembëruar se mbështetja e shoqatave në nivel lokal është më e madhe se realja.

Theksojnë se vlera e mjeteve të ndara për shoqatat e qytetarëve nga komunat në vitin 2022 paraqet shumë modeste prej 75 mijë denarëve, ndërsa për klubet sportive gjashtë herë e gjysmë më shumë përkatësosht mesatarisht nga 4888 mijë denarë.

Pjesa më e madhe e parave që u janë ndarë OJQ-ve janë për projekte nga fusha e mbrojtjes sociale, pas çka pasojnë projekte nga fusha e kulturës dhe mjedisit jetësor.

Sipas hulumtimit, se pothuajse edhe nuk ka projekte nga fusha e sundimit të mirë, me çka mundësohet që shoqatat e qytetarëve të japin kontribut në luftën kundër korrupsionit dhe drejt rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së autoriteteve lokale.

Nga QKQ sqarojnë se thirrjet publike për ndarje të mbështetjes financiare për OJQ-të publikohen në ueb-faqen e komunave, por vërejnë se në të, më shpesh, nuk janë cekur qëllimet e thirrjes, lartësia e mjeteve, as kriteret për zgjedhje të propozim-projekteve.

U bëjnë vërejtje komunave se në pjesën më të madhe nuk i publikojnë emrat e organizatave të cilat kanë marrë mbështetje buxhetore, as shumën e mjeteve të ndara dhe dedikimin e tyre. Njëherit nuk kërkohen nga prnauesit e mjeteve as të parashtrojnë raporte për realizim të projekteve. Konkludojnë se me këtë qasje komunat nuk mundësojnë qasje transparente dhe të drejtë drejt mjeteve, si dhe kontroll në mënyrën në të cilën shpenzohen ato – me çka lihet hapësirë për keqpërdorim dhe korrupsion.

Ky hulumtim është prëgatitur në suaza të porjektit “Mbrojtja nga korrupsioni” me ndohmë financoare nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup, implementuar nga Qendra për komunikime qytetare, në periudhë prej 1 nëntorit 2021 deri më 31 tetor 2024. 

Related posts

Jankoski: Jemi duke punuar në një rregullore të re për të forcuar rezistencën kibernetike

D V

QMK: Tetë zjarre të në ambiente të hapura në 24 orët e fundit

D V

Enver Bytyçi: Koalicioni VMRO-VLEN në Maqedoninë e Veriut është detyrim politik dhe moral!

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky