Agjencia Zhurnal.mk.

Fushata presidenciale ashtu si filloi edhe përfundoi paqësore dhe demokratike!

Shkup, 23 prill – Kaloi edhe dita e fundit e fushatës për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen të mërkurën, më 24 prill. Pas mesnate filloi heshtja parazgjedhore e cila do të përfundojë ditën e votimit në orën 19:00, ndërsa fushata për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj do të vazhdojë dhe nuk do të ndërpritet. Fushatat zgjedhore janë pasqyra reale e vetëdijes së qytetarëve dhe veprimtarisë së politikanëve. Nëse dikur fushatat ishin të tensionuara me kërcënime e me veprime të pakontrolluara, kjo kohë ka marrë fund. Fushata presidenciale kësaj here ishte shembulli më i mirë i mundshëm që duhet të vlejë edhe për zgjedhjet tjera. Shtatë kandidatë që synojnë pozitën e të parit të shtetit kanë bërë një fushatë paqësore dhe demokratike pa fyerje ndaj njëri tjetrit. E më e mira e kësaj është që kjo atmosferë është transferuar edhe te publiku, anëtarët e partisë dhe votuesit potencial që kësaj radhe nuk kanë krijuar barriera por kanë komunikuar në nivel të duhur pa krijuar armiqësi mes tyre, shkruan Zhurnal.

Fushata filloi dhe përfundoi pa asnjë incident –

 Po kalondita e fundit e fushatës për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen të mërkurën, më 24 prill. Pas mesnate fillon heshtja parazgjedhore e cila do të përfundojë ditën e votimit në orën 19:00, ndërsa fushata për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj do të vazhdojë dhe nuk do të ndërpritet.

Në mesnatën e 4 prillit zyrtarisht ka filluar fushata për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prill. Edhe pse jo zyrtarisht fushata ka filluar shumë më herët që nga fundi i vitit që lamë pas, e në mënyrë intenzive para një muaji me fillimin edhe të muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët mysliman.

Gjatë këtij muaji politikanët mysliman si dhe ato jo mysliman kanë vërshuar restorantet duke dhënë iftare për simpatizantët politik. Përmes kësaj forme kanë tentuar të depërtojnë deri te secili votues potencial. Madje, politikanët shqiptarë kësaj here e sollën një traditë të re që pos iftareve që ndodhë zakonisht këtë vit organizonin edhe syfyre me të rinjtë. Nga kjo kuptohej që politikanët gjatë fushatave nuk pushojnë fare ditë e natë në mes të qytetarëve, lodhen aq shumë saqë pas zgjedhjeve ikin zhduken dhe nuk shihen askund.

Kandidatët presidencial, një ditë para heshtjes parazgjedhore patën edhe përballje në televizionin kombëtar ku i prezantuan vizionin dhe programin e tyre duke folur për ndryshimet kushtetuese, për të cilat shprehën qëndrime të kundërta, por kanë folur kryesisht edhe për parandalimin e korrupsionit, ekonominë, si dhe të ndalet largimi i të rinjve.

Fillim i qetë rezultoi që edhe përfundimi të jetë i tillë –  

Meqë fushata ka filluar shumë më herët e më 4 prill edhe zyrtarisht është për tu përshëndetur mënyra se si është zhvilluar fushata. Fushata ka qenë kryesisht e qetë dhe demokratike është e ky është tipar dhe tregues i nivelit të vetëdijes së kandidatëve por edhe votuesve. Sepse, fushata me spina, fushata me gjak, shpifje e paragjykime nuk i shërben askujt aq më pak kandidatëve.

Ajo që vlen të theksohet është fakti që në kampin shqiptarë të dy kandidatët kanë reflektuar maturi dhe pjekuri të mjaftueshme në mënyrën se si e kanë zhvilluar fushatën. Dhe, kjo në fakt është e gjithë ajo për të cilën kanë nevojë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Në fund të fundit të fitojë më i miri por mos të jetë fitore që buron nga kërcënimet apo frika por le të jetë puro demokratike dhe burim i vullnetit të lirë të popullit.

Bujar Osmani dhe Arben Taravari përpos që të dy mjek me profesion kanë dëshmuar edhe nivel të lartë të personalitetit të tyre në mënyrën se si kanë kërkuar besimin e qytetarëve. Fokusi ka qenë te këta dy kandidatë pasi kandidatët tjerë potencial për të fituar nga kampi maqedonas, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski nuk ngjallën interesin e publikut, pasi të njëjta gjëra qytetarët i kanë dëgjuar para pesë viteve.

Prandaj, rifreskimi i skenës presidenciale me kandidatë që kandidojnë për herë të parë kanë ndihmuar votuesin e vendit që të dëgjojë një ofertë të re të dëgjojë diç të re që nuk ka dëgjuar më parë dhe kjo ia mundëson votuesve që të zgjedhin më lehtë e më mirë.

Qetësia e fushatës nuk do mend që do të përcillet edhe në ditën e votimit, pasi sa më e ashpër fushata aq më e ashpër dita e votimit, meqë të gjithë po synojnë progresin evropian është e rendit të punohet në këtë drejtim dhe ta dëshmojnë edhe në praktikë pra jo vetëm me fjalë boshe dhe në mënyrë deklarative. Vetëm fushata e qetë mundëson zgjedhje të lira fer dhe demokratike. /Zhurnal.mk

Related posts

Bejxhan Iljaz : Nga sonte shpallim fitoren tonë të përbashkët

Redaksia

Ahmeti nga Tetova: Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE ndaj kot e kanë ata që mendojnë të ndalojnë ardhmërinë pro europiane

Redaksia

Taravari: Jam kategorikisht kundër çdo hakmarrje politike…jam kategorikisht pro Përgjegjësisë Para Ligjit!

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky