Agjencia Zhurnal.mk.

Edon Zhegrova ndëshkohet me karton të kuq në barazimin e Lille ndaj Metz

Edon Zhegrova është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen mes Lille dhe Metz.

Sulmuesi nga Kosova ishte në bankën rezervë, por që u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të në vend të Burak Yilmaz.

Por vetëm 10 minuta Zhegrova qëndroi në fushë, pasi u ndëshkua shpejt me dy kartonë të verdhë dhe u përjashtua.

I pari erdhi në minutën e 83-të, teksa të dytin e mori në minutën e 92-të për tu larguar nga loja.

23-vjeçari iu bashkua Lillet në janar, teksa ky karton i kuq ia vështirëson gjërat për të zënë një vend në formacionin bazë të kampionëve në fuqi të Francës.

Lille me këtë barazim ngritët në pozitën e nëntë me 36 pikë pas 25 ndeshjeve të zhvilluara.

Xhiron e ardhshme kampioni në fuqi i Francës e luan në udhëtim te Lyon. 

Related posts

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

D V

Zgjidhet futbollisti i vitit nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit në Angli

D V

Marco Reus konfirmon largimin nga Dortmundi pas 12 vitesh në klub

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky