Agjencia Zhurnal.mk.

Katër skuadra bardhekaltër zbresin sot në fushë, dy super përballje në BKT Superligë

Java e 20-të në BKT Superligën e Kosovës fillon sot, ku në program janë dy super ndeshje për tu zhvilluar.

Në fakt katër skuadrat që zbresin sot në fushë janë skuadra me ngjyrat bardhekaltër si Drita, Llapi, Ulpiana dhe Malisheva.

Dy takime shumë interesante janë në program, ku në Gjilan luajnë dy ekipet që duan titullin e kampionit si Drita dhe Llapi dhe tjetri në Lipjan, ku Ulpiana dhe Malisheva kërkojnë pikët pasi po luftojnë për mbijetesë.

Stadiumi i qytetit në Gjilan do të jetë mikpritës i duelit Drita – Llapi, një ndeshje që vlen shumë për dy skuadrat.

Vendasit duan fitoren për ta mbajtur pozitën e parë në tabelë në të cilën ndodhen me 37 pikë, derisa mysafirët kërkojnë triumfin për t’iu afruar gjilanasve.

Drita nuk ka humbur ndaj Llapit që nëntë sfida dhe dueli i ditës së sotme pritet të jetë jashtëzakonisht interesant.

Në dy takimet e para të zhvilluara këtë edicion, në Gjilan dy ekipet luajtën baras 0-0 derisa në ndeshjen e zhvilluar në Merdare, Drita triumfoi 1-3.

Sfidë shumë interesante është edhe ajo mes Ulpianës dhe Malishevës që zhvillohet në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan.

Lipjanasit ndodhen në vendin e nëntë në tabelë me 18 pikë, derisa Malisheva dy pozita më lartë me katër pikë më shumë.

Dy takimet e para këtë edicion, Ulpiana dhe Malisheva kanë marrë nga një fitore dhe pikët i kanë marrë të dyja në udhëtim.

Të dyja sfidat e ditës së sotme zhvillohen me fillim nga ora 13:00. /Gazeta Olle/

Related posts

Kryetarët e komunave nga radhët e VMRO-së, këtë vikend do të japin llogari çfarë kanë punuar

Z.H

MPPS: Pensioni për muajin korrik do të rritet për 1.2 për qind

R Zh

Moti sot i ndryshueshëm

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More