Agjencia Zhurnal.mk.

Editorial: A po i vazhdon “paria” e qytetit të Shkupit dëmet që i shkaktoi tëmeti para 60 viteve, veçanërisht në pjesën shqiptare?

Shkup, 26 korrik- Në mesin e shumë ngjarjeve të organizuara në përkujtim të 60 vjetorit të tërmetit katastrofal që rrënoi Shkupin në vitin 1963, ishte edhe promovimi i librit dhe ekspozita e dokumenteve dhe fotografive me titull “Tërmeti i vitit 1963, shpërfytyrimi i Shkupit”, përgatitur nga studiuesi Skender Asani, që u bë nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup dhe Myftinia e Shkupit.

Është një libër dhe një përmbledhje interesante, e ngjeshur me faktografi dhe e ilustruar me fotografi të shumta për dëmet e tërmetit, por që njëkohësisht prek edhe dy dimenzionet e dëmit që tërmeti ia ka shkaktuar Shkupit. Përveç dëmit të përgjithshëm në vikitma dhe dëmit material, libri flet edhe për dëmin me karakter etnikoe fetar që e ka shkaktuar tërmeti, shkruan Zhurnal.

Keqpërdorimi i tërmetit katastrofik për të dëmtuar shqiptarët në aspekt etnik e fetar

Në fakt, bëhet fjalë për keqpërdorim të tragjedisë që shkaktoi tërmeti, për të shpërfytyruar Shkupin, duke mos riparuar dëmet në pjesën shqiptare të qytetit. Sikur të mos mjaftonin dëmet që i shkaktoi goditja e tërmetit, menjëherë pas tërmetit Shkupit iu dha edhe një “goditje” etniko-fetare, në pjesën shqiptare të qytetit.

Në këtë kuptim, vlen të theksohet ajo që e tha drejtori i ITShKSh-së, Skender Asani, i cili ka përgatitur për botim këtë libër dhe ekspozitë, me dokumente kryesisht nga Arkivi Shtetëror i Maqedonisë së Veriut. Sipas fakteve të prezantuara prej tij, menjëherë pas tërmetit, nga Shkupi janë shpërngulur 20 mijë shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve janë nisur drejt Turqisë, Kosovës, Kroacisë etj. Popullsia shqiptare para tërmetit arrinte deri në 50 për qind, por pas tërmetit përqindja e popullsisë shqiptare ra në mënyrë enorme, kurse e asaj maqedonase u rrit, meqë i sollën mijëra maqedonas nga Greqia dhe Evropa Lindore, të cilëve u siguruan vendbanim dhe punë shtetërore.

Për tendencat e keqpërdorimit të tragjedisë për “hesape” etniko-fetare flet edhe dokumenti i asaj kohe të cilin shpalosi Asani, e ku Komisioni për Çështje Fetare pranë KQ të LKM-së kërkonte që në qytetin e Shkupit të meremetohen vetëm 3-5 xhami, të cilat sipas tyre mjaftojnë t’i përmbushnin nevojat e komunitetit mysliman, ndërsa të tjerat të rrënohen.
“Qëllimet dhe tendencat e pushtetit komunist maqedonas, nuk ishin vetëm se antishqiptare apo antimyslimane, por ato në radhë të parë ishin antihumane. Mjerisht, një tendencë e tillë vazhdoi edhe në kohn e re, përmes projektit monoetnik dhe monokulturor “Shkupi 2014”, konstatoi Asani.

Ngjarjen, e cila nuk ka marë si duket vëmendjen e merituar mediatike, në fillim e përshëndetën kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, hzf. Shaqir ef. Fetai dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, shkruan Zhurnal.
Myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili, edhe në cilësinë e recensentit, tha se shënimet arkivore flasin se qyteti i Shkupit ka evidentuar mbi 100 xhami dhe mesxhide që kishin prona dhe të ardhura të caktuara si shtëpi, dyqane dhe patundshmëri të ndryshme. Shumë prej tyre u dëmtuan nga tërmeti i vitit 1963, siç ishin xhamia Jelen Kapan, xhamia e Faik Pashës e të tjera.

Për rimëkëmbjen e kryeqytetit, erdhën ndihma nga të gjitha vendet e botës, por fatkeqësisht një numër i madh i xhamive në qendër të Shkupit, që pësuan dëmtime gjatë tërmetit ose edhe më herët, nuk u përfshinë në planin e ri urbanistik dhe më vonë mbi to u ndërtuan objekte me karakter publik, nënvizoi Ismaili.

Recensenti Sevdail Demiri, u shpreh se ky libër dhe kjo ekspozitë dokumentare, pasqyron një realitet të hidhur për Shkupin e vjetër, i cili më nuk do të jetë si ishte më parë. Kështu, viti 1963 do të shënojë vijën ndarëse në mes Shkupit multikulturor me premisa të theksuara të pranisë së autoktonisë shqiptare-islame, dhe Shkupit të ri e të shpërfytyruar, me tendenca të krijimit të një kryeqendre njënacionale maqedonase me premisa monofetare ortodokse.

Për këtë arsye, mos lëshoni rast që të vizitoni Ekspozitën e cila mbtetet e hapur për vizitorët në Galerinë e Arteve “Çifte Hamam” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, kurse hyrja është pa pagesë.

Dëmet që po i shkaktohen Shkupit në ditë të sotit, me theks në pjesën shqiptare!

Nga para 60 viteve, kthehemi në ditë të sotit. Ku është sot Shkupi, gjashtë dekada pas tërmetit tragjik, që preku ndërgjegjen e botës? Disa gjëra kanë ndryshuar për mirë, por shumë gjëra për të keq. Shkupi sot, kur është kryeqytet i një shteti të pavarur, e jo i një republike jugosllave, herë pas here ende vazhdon të zhytet në bërllok.

Kjo u vërejt edhe para disa javëve, kur kryeqendra u mbyt nga mbeturinat të cilat ishin lënë pa mbledhur për shkak të revoltës së punëtorëve komunal, të cilët protestuan sepse një numër i madh prej tyre u larguan nga puna. Arsyet e drejtoreshës dhe kryetares së qytetit të Shkupit ishin se brenda kësaj ndërmarrje ka persona që aspak nuk vijnë në punë dhe marrin paga, ose ka edhe nga ata që gjenden me vite të tëra në vendet e Evropës, por rroga u paguhet në këtë ndërmarrje. Kjo shkaktoi rrëmujë në kryeqytet dhe pas disa përpjekjeve, ankesave dhe përplasjeve me policinë, punëtorët që pastrojnë qytetin filluan të mbledhin mbeturinat, shkruan Zhurnal.

E, ky problem, nxori në pah një anomali të madhe që ndodhë me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet si dhe me politizimin e kësaj çështje që ka ndodhur në të kaluarën dhe që po përdoret edhe tani.
Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, e cila u votua me mbështetjen e opozitës, tani i ka prishur marrëdhëniet me të gjithë, edhe me opozitën, por edhe me pushtetin dhe funksionin e saj po e mban me të gjitha vështirësitë edhe politike edhe ekonomike.

Si rezultat i gabimeve të udhëheqësisë aktuale, gjatë kohë kishim edhe problemin me transportin publik, problem që sot e kësaj dite nuk është zgjedhur si duhet. Kryetarja aktuale thuajse nuk bashkëpunon fare me kryetarët e komunave tjera të Kryeqytetit por as me partitë politike, por gjithçka që bën, e bën në kokë në vete, dhe këto vendime ndonjëherë po japin rezultate katastrofale për qytetarët.
Mbytja në bërllok erdhi pak kohë pas kaosit që ishte shkaktuar me mosfunksionimin e transportit publik, që poashtu erdhi si rezultat i përplasjes së udhëehqësisë së qytetit me transortuesit privatë. U hodhën akuza të ndryshme, u paralajmëruan padi për keqpërdorim të mjeteve, por nga gjithë kjo pësuan qytetarët, që në fund gjithçka të përfundojë me një marrëveshje për rikthim të transportit, që sot e kësaj dite nuk është konsoliduar sa duhet.

Por nuk janë të rralla sot e kësaj dite edhe rastet kur vërehet tendencë që të diskriminohet njëra pjesë e qytetit në krahasim me tjetrën, vetëm për shkak të përbërjes etnike. Kështu për shembull kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, para ca kohe ka inspektuar punimet e ndërtimit të megaparkut të ri “Dame Gruev”, në komunën e Gjorçe Petrovit, i cili është në fazën përfundimtare. Nga fotografitë e postuara duket qartë se deponia e dikurshme e egër, tani është bë vend përrallor, si në “parajasë”.

Deri sa në pjesën shqiptare nuk mirëmbhen si duhet as parqet ekzistuese, e lëre ë të krijohen të reja, në vendin e një prej deponive më të mëdha të egra në Shkup me sipërfaqe mbi 50.000 metra katrorë, në lagjen “Dame Gruev” në komuna e Gjorçe Petrovit të banuar kryesisht me maqedonas, është ndërtuar park mahnitës mbi deponinë e deridjeshme të mbeturinave, shkruan Zhurnal.

Punimet i kushtohen ndërtimit dhe rregullimit të përmbajtjeve të gjelbra, moderne dhe ekologjike në qytet, të cilat janë pjesë e zgjidhjeve afatgjata për mjedis më të pastër dhe ajër më të pastër për qytetarët e qytetit të Shkupit. Kjo sjellje e udhëheqësisë së qytetit po i detyronë shumë shkupjanë të mendojnë se dëmet që i shkaktoi tërmeti para 60 viteve, vazhdohen edhe nga “paria” aktuale e Shkupit, veçanërisht në pjesë të kryeqytetit të banuar me shumicë shqiptare. /Zhurnal

Related posts

Bojmacaliev: Qytetarët të paraqesin nëse kanë ndonjë kërcënim për prishjen e procesit zgjedhor

Xh M

Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate

Xh M

Kush është kompania e sondazheve të porositura që po i ndihmon BDI-së?

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky