Agjencia Zhurnal.mk.

Dy persona akuzohen për vjedhje të rëndë në një stacion të autobusit në Gostivar

Shkup, 11 janar – Prokuror publik nga Gjykata Themelore Publike- Gostivar deri te gjykata kompetente ka dorëzuar propozim aktakuzë kundër dy personave, ku njëri ngarkohet për vepër penale “vjedhje e rëndë”, derisa tjetri për ndihmë gjatë kryerjes së të njëjtës vepër penale.

“E akuzuara 28 vjeçarja banore e fshatit Vërtok më 07.09.2021 në Gostivar ka kryer vjedhje në objektin e stacionit të autobusit në Gostivar. I akuzuari i dytë në moshën 62 vjeç ka ndihmuar ashtuqë e ka këshilluar dhe udhëzuar si ta kryejë veprën penale. Si i punësuar te i dëmtuari ai i ka treguar të akuzuarës se ku janë çelësat e hapësirës. Të dy bashkë janë nisur drejt dyqanit të biletave ku e akuzuara së pari nga hapësirat ka marrë një telefon celular Ajfon 5 dhe më shumë çelësa. Pasi nuk ka mundur të gjejë çelësin adekuat që ta hapë derën të njërit nga dyqanet për shitjen e biletave, ajo me forcë e ka hapur derën dhe ka marrë 5.000 denarë, theksohet në kumtesën e Prokurorisë publike.

Related posts

“E grabitën dhe e futën në veturë, e sulmuan me thikë dhe ia morën paratë” – mes tre të dyshuarve edhe një polic, njëri në arrati

Xh M

Dy persona humbin jetën në aksidentin e trafikut në rrugën Radovish-Shtip

Xh M

Në ndërprerje qarkullimi në rrugën Radovish – Shtip shkaku i një aksidenti

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky