Agjencia Zhurnal.mk.

Burgim të përjetshëm për vrasësin nga Koçani

Shkup, 18 prill  – Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore Publike Koçan, ndërsa pas pranimit të fajit, Gjykata Themelore në Koçan ka sjellë aktgjykim dënues për një person për veprën penale “vrasje”  të kryer gjatë dhunës në bazë gjinore dhe në mënyrë mizore, ndërsa autori është dënuar me burgim të përjetshëm.

 Siç kumtuan sot nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i akuzuari më 25 shtator të vitit 2023, më mënyrë mizore ka privuar nga jeta një grua, duke e qëlluar disa herë me thikë.

 “Në akuzë, Prokuroria Themelore Publike në Koçan të akuzuarin e ka ngarkuar edhe për veprën penale “shantazh” ndaj të njëjtës të dëmtuar, të kryer para vrasjes. Mirëpo atë vepër i akuzuari nuk e ka pranuar, procedura është e ndarë dhe procedura gjyqësore do të vazhdojë për atë pjesë të procedurës, shtohet në kumtesë.

Related posts

Shtetasi nga Maqedonia dyshohet se plagosi rëndë një 63-vjeçar në Gjermani

D V

“Flakë në det”, arrestohen dhe 3 persona të tjerë me urdhër të GJKKO

D V

Gjuajtën me armë nga vetura – arrestohen dy persona në Prishtinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky