Agjencia Zhurnal.mk.

Borovci për Mustafën: Jemi rritur bashkë dhe kemi qenë fqinj, deklaratave në Speciale u qëndrojë pas

Në ditën e dytë të dëshmisë së tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Hazir Borovci, përsëriti se është i bindur në pafajësinë dhe pastërtinë e Salih Mustafës.

Borovci, i cili është dëshmitari i katërt i mbrojtjes së Mustafës, thotë se takimet me të i kishte të shpeshta dhe jo pa shkak.

“E kam thënë dje dhe e them edhe sot e kam pas shok dhe fqinj kemi pasur shtëpitë afër. Se e kam shok dhe fqinj – kjo nuk ndryshon asgjë në dëshminë time”.

“Të vërtetën e kam thënë si atëherë si dje dhe si sot”, tha ai.

Tutje, Borovci thotë se nuk di asgjë më shumë rreth deklarimeve të Salih Mustafës në Speciale, pos atyre që janë bërë publike në media.

A e keni pasur dijeni për deklarimet e Mustafës në ZPS?

“Nuk jam marrë shumë me deklarata, ajo ishte risi që për herë të parë e dëgjova. Përjashto mediat nga të cilat jemi informuar. Mbase duke qenë i bindur në pafajësinë dhe pastërtinë e Salih Mustafës.

“Nga mediat kam dëgjuar dhe lexuar, nuk kam pas asnjë informacion tjetër nga askush”, tha ai.

Related posts

BE: Në Kosovë mbështesim një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Xh M

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin

D V

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky