Agjencia Zhurnal.mk.

Avokati i popullit, nuk ka përfaqësim të barabartë në institucione

Shkup, 29 janar – Nuk ka përfaqësim të barabartë të bashkësive më të vogla etnike në të gjitha sektorët publik gjatë 2020- tës. Këtë fakt e konstatoi Avokati i Popullit, Naser Zyberi sipas të cilit në Kuvend, Qeveri, Ministri dhe njësitë e vetëqeverisjeve lokale situata është dukshëm e përmirësuar, por te ndërmarrjet publike prokuroritë dhe Gjykatat ka ngecje në respektimin e këtij parimi.

“Ndërmarrje publike, fonde, gjykata dhe prokurori trendi i rritjes së përfaqësimit diku ngec, diku madje keqësohet dhe kemi institucione në të cilat komunitetet joshumicë shqiptarët dhe të tjerët nuk janë të përfaqësuar fare. Analiza e të dhënave tregon se edhe struktura e brendhsne e të punësuarve është e pavolitshme, në vendet udhëheqëse janë më pak të përfaqësuara komunitet joshumicë në raport me numrin e përgjithshëm të të punësuarve” – tha Avokati i Popullit, Naser Zyberi.

Avokati i popullit del me rekomandim edhe deri te Ministria për shoqëri informatike që të gjejë mekanizëm me të cilin do të eliminohet keqpërdorimi i balanserit dhe parimi i përfaqësimit të barabartë do të realizohet sipas Kushtetutës.

“Kemi konstatuar shkelje të respektimit të këtj parimi, duke bërë deklarim të rrejshëm të përkatësisë etnike dhe me këtë shmangje të balanserit në respektimin e këtij parimi. Ne Ministrisë e shoqërisë informatike i kemi dorëzuar rekomandim për gjetjen e instrumentit për eliminimin e keqpërdorimit të balanserit” – tha Avokati i Popullit, Naser Zyberi.

Në vitin 2007 shqiptarët kanë qenë të përfaqësuar në 10. 8 përqind , ndërsa në vitin 2020 kjo përqindje është rritur në 20. 1 përqind. 136 institucione kanë refuzuar të japin të dhënat për përfaqësimin e babrabartë të bashkësive joshumicë, një ndër to është edhe Gjykata civile konstatohet në raportin e Avokatit të Popullit.

Related posts

VLEN: Gjykata Administrative e vërtetoi “trenin bullgar” në Komunën e Likovës (DOKUMENT)

Xh M

Saliu: Derisa do të jetë VLEN-i, kur nuk do të ketë tribunal për ushtarët e UÇK-së

Redaksia

Ibrahimi: Liderët e VLEN-it kanë nisur negociatat me VMRO-në për ndarjen e “kulaçit”! Reagon Lloga dhe Dauti: Në emër të kujt?

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky