Agjencia Zhurnal.mk.

Ana tjetër e sondazhit: Shqiptarët të gatshëm për paqe, por edhe për luftë vetëmbrojtëse!

Shkup, 13 mars – Sipas hulumtimit të “Gallup international” sot më pak njerëz në botë janë të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre, krahasuar me një dekadë më parë. “Nëse ka luftë në të cilën do të përfshihej edhe shteti juaj, a do të luftonit për shtetin tuaj”. Në këtë pyetje me “po” janë përgjigjur 34 përqind e të anketuarve në Maqedoninë e Veriut, me “jo” janë përgjigjur 51 përqind, ndërsa me “nuk e di” 15 përqind.

Anketa është realizuar në 45 vende në botë, ndërsa janë intervistuar gjithsej 46.138 persona, nëpërmjet telefonit, online si dhe fizikisht, në periudhën prej tetorit deri në dhjetor 2023. Në RMV fizikisht janë intervistuar 1.202 qytetarë të moshës së rritur, në periudhën prej 1 deri 21 dhjetor 2023, shkruan Zhurnal. Maqedonia e Veriut nuk është larg mesatares së vendeve evropiane, në lidhje me këtë çështje. Përqindja e atyre që do të luftonin për vendin e tyre në shtetet e BE-së, është 32 përqind, ndërsa e atyre që nuk do të luftonin është 47 përqind, kurse 21 përqind nuk kanë dhënë përgjigje.

Ndërsa në Shqipëri dhe Kosovë përqindja e atyre që janë të gatshëm të luftojnë është shumë më e lartë. Në Shqipëri 60 përqind e të anketuarve janë përgjigjur se do të luftonin, ndërsa në Kosovë 79 përqind, ku vetëm 14 përqind e të anketuarve janë përgjigjur me “jo”. Rezultatet në Serbi janë ngjashëm si në RMV. Atje 36 përqind e të anketuarve janë përgjigjur se do të luftonin për vendin e tyre, ndërsa 50 përqind janë përgjigjur me “jo”. Në Bosnjë e Hercegovinë 40 përqind janë përgjigjur “po”, ndërsa 42 përqind “jo”.

Nëse e bëjmë një analizë sipërfaqësore të kësaj dukurie, respektivisht të disponimit të lartë të shqitarëve për të luftuar, gjë që e tregon sondazhi në Shqipëri dhe në Kosovë, në shikim të parë krijohet përshtypja se jemi popull agresiv dhe pretendues ndaj territoreve të popujve fqinj. Në këtë mënyrë, rezultatet e sondazhit me siguri do t’i trajtojnë edhe armiqtë tanë, por ndoshta edhe disa analistë shqiptarë të njohur me qëndrimet e tyre, që opinioni i definon si “multi, kulti, mami, babi…”. Mirëpo nëse analizojmë më thellë dhe në mënyrë më të thuktë, do të shohim se realiteti e tregon të kundërtën. Realiteti tregon se gatishmëria e lartë për të luftuar pikësëpari është gatishmëri mbrojtëse. Shqiptarët vazhdimisht janë të provokuar dhe të kërcënuar nga pretendimet e disa popujve fqinjnj, para së gjithash nga Serbia, gjë që tek ata shton ndjenjën e gatishmërisë për t’u mbrojtur, qoftë edhe duke kapur armët.

Shembujt janë të shumtë. Sulmi në Banjskë dhe vrasja e policit Bunjaku ishte “maja e ajsbergut”, që shpalosi planet dhe gatishmërinë serbe që edhe me mjete terroriste të manifestojnë pretendimet ndaj Kosovës, në kohën kur shumë ndërkombëtarë, por edhe shqiptarë kishin filluar të besojnë në “karakterin paqësor” të politikës së Aleksandar Vuçiqit.

Po të ishte realizuar sondazhi për Maqedoninë e Veriut në baza etnike, ndoshta edhe te shqiptarët e këtushëm do të vërehej gatishmëri më e madhe se mesatarja. Mirëpo kjo do të ishte vetëm si ndjenjë e lartë për t’u përgjigjur ndaj rrezikut eventual, e jo për të iniciuar dhunë, sepse shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë shembulli më i mirë i një populli që përparësi u jep mjeteve politike, e jo dhunës, shkruan Zhurnal.
Me vite e dekada përballemi me një strategji perfide shtetërore për të na mbajtur të izoluar nga qasja në korridoret e rëndësishme rrugore, por asnjëherë nuk kemi protestuar kundër kësaj dukurie, e jo më të shprehim pakënaqësinë në mënyrë radikale. Ndoshta dikush do na i përmendë ngjarjet e 9 majit të vitit 2015 në Kumanovë, por paramendoni si do të reagonin popuj tjetër po të ishin përballur vazhdimisht me skenaret më të rrezikshme, si Sopoti, Breza, Radusha, Monstra, e kështu me radhë.

Si do të kishin reaguar serbët në Kosovë ose në Bosnje po t’u bëheshin provokime të tilla. Si do të reagonin serbët në Kosovë, po të ishin mbi 30 për qind e popullsisë së përgjithshme, e dy kilometra autostradë të mos u ndërtoheshin për 20 vite? Cili popull do të toleronte një sjellje të tillë të shtetit ku jeton, përveç shqiptarëve?
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk e kanë të lehtë që si popull 30 për qind të kenë më pak të drejta se serbët me 5 për qind në Kosovë. Por falë politikës paqësore që përkrahin, revoltën e tyre e shprehin vetëm me mjete politike, e jo me mjete të dhunshme. Ky është një sqarim i domosdoshëm para se armiqtë të fillojnë të na akuzojnë se jemi popull luftënxitës, siç e kanë bë me sukses në të kaluarën, shktuan Zhurnal.

Ndeyshe, sa i përket vendeve në nivel global, në indeksin e gatishmërisë për luftë prijnë Armenia (96 për qind), Arabia Saudite (94 për qind), Azerbajxhani (88 për qind), Pakistanin (86 për qind) dhe Gjeorgjia (83 për qind). E listës me më pak të gatshëm i prijnë Italia (78 për qind), Austria (62 për qind), Gjermania (57 për qind), Nigeria (54 për qind) dhe Spanja (53 për qind). Ndërsa të parët që janë përgjigjur me “jo” janë Italia (78 përqind), Austria (62 përqind, “Gjermania (57 përqind), Nigeria (54 përqind) dhe Spanja (53 përqind)./Zhurnal

Related posts

Koalicioni “VLEN” padi në Administrative kundër vendimit të KSHZ-së

Xh M

Dyshimet për grup të armatosur të BDI-së – Ministria e Brendshme heshtë për pretendimet e Mickoskit

Redaksia

Ali Ahmeti nga Saraji: Më 8 maj do kemi Referendum, integrimi është platforma e Frontit Europian

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky