Agjencia Zhurnal.mk.

Alexander Van der Bellen rizgjidhet president i Austrisë

Alexander Van der Bellen është rizgjedhur sërish si president i Austrisë.

Presidenti aktual i Austrisë u rizgjodh me shumicë absolute, që është e nevojshme në raudin e parë të presidencialeve për t’u zgjedhur duke hequr mundësinë e balotazhit.

Gjashtë bashkë-konkurruesit për postin më të lartë shtetëror kanë mbetur shumë pas me vota.

Sipas rezultateve paraprake zyrtare të publikuara nga Ministria e Brendshme, ai fitoi një shumicë absolute prej 78% dhe për këtë arsye shmang balotazhin e zgjedhjeve. Rivali i tij më i afërt ishte kandidati i Partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë Walter Rosenkranz me 19.1%. Ndërsa kandidatët e tjerë shënojnë kuota njëshifrore.

Van der Bellen është parë si një lider i qëndrueshëm në një kohë krize të rëndë kur kostot e energjisë dhe inflacioni janë shqetësimet kryesore të votuesve në vendin alpin, i cili është anëtar i Bashkimit Evropian, por nuk është pjesë e aleancës së sigurisë së NATO-s.

Presidenti në Austri ka kryesisht detyra të përfaqësimit të vendit dhe zgjidhet çdo gjashtë vjet. Asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq shumë kandidatë për president si këtë herë. Në Austri deri tani të gjithë presidentët, që kanë kandiduar për një mandat të dytë janë rizgjedhur.

Related posts

“Duam garantimin e jetës së palestinezëve”, Hamasi i vendos Izraelit kushtin për arritjen e armëpushimit

Xh M

Gaza, mbi 10 mijë persona llogariten të zhdukur nën rrënoja

Xh M

Tërmeti në kufirin Serbi – Rumani

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky