Produkti i brendshëm bruto i Rajonit Autonom të Tibetit të Kinës jugperëndimore u rrit me një mesatare vjetore prej 9.5 për qind nga viti 2012 në 2021, 2.9 pikë përqindjeje më e lartë se mesatarja kombëtare, njofton “Xinhua”.
Në vitin 2021, PBB-ja e rajonit tejkaloi 200 miliardë juanë (rreth 28.17 miliardë dollarë), njoftoi Komisioni rajonal i Zhvillimit dhe Reformës.
PBB-ja për frymë tejkaloi 56.800 juanë në vitin 2021, duke realizuar një rritje mesatare vjetore prej 7.6 për qind gjatë dekadës, 1.5 pikë përqindje më e lartë se mesatarja kombëtare.
Struktura industriale e Tibetit është optimizuar vazhdimisht dhe industritë e tij parësore, dytësore dhe terciare janë integruar më shumë, tha Tian Guanghua, zëvendësdrejtor i komisionit.