Agjencia Zhurnal.mk.

Ahmeti: Po të mos ishte UÇK-ja, nuk do të ekzistonte Maqedonia

Shkup, 22 prill – Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në emisionin “Click Plus” TV21 e filloi duke komentuar brohoritjes UÇK, UÇK që u panë mbrëmë në sheshin “Maqedonia” në Shkup.

Ahmeti tha se nuk duhet të turpërohemi nga këto thirrje, sepse po të mos ishte UÇK-ja nuk do të ishte as Maqedonia ajo që është sot.

“Thirrjet UÇK ishin të natyrshme, sepse pa UÇK-në nuk do të ishte Maqedonia, kjo që është sot dhe se nuk do të ekzistonte. Ishte Ushtria Çlirimtare ajo që e ndryshoi statusin juridik të shqiptarëve në Maqedoni, por edhe të komuniteteve tjera që ishin të pranishëm aty”, është shprehur Ahmeti duke shtuar se ndryshimi i statusit për të mirë edhe të komuniteteve tjera, ishin shkak që turqit, romët dhe boshnjakët iu bashkuan Frontit Europian.

“Para 15 vjetësh, nga po i njëjti shesh kam thirr një minutë heshtje për të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Andaj, kur dëgjova jehonën, të rinj dhe të reja që thërrisnin UÇK, sigurisht se më kthyen në ato vite, të 2001”.

Ali Ahmeti tha se janë partitë politike ato që duhet të t’i afrojnë qytetarët mes vete dhe të jetë e kundërta dhe shtoi se janë përgjegjës për ndërtimin e urave të komunikimit.

“Kemi përgjegjësi që përpara qytetarëve ta arsyetojmë si Marrëveshjen e Ohrit, si Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë… Ne na duhet të ndërtojmë ura komunikimi. Mos të lejojmë që qytetarët të na prijnë neve në drejtim të afrimit mes tyre. Ne duhet të jemi ata që do t’i prijmë dhe t’i afrojmë qytetarët. E kaluara është e dhimbshme, jo për faj të qytetarëve, por për faj të elitave politike”, tha Ahmeti.

Related posts

Bekim Sali: Takimi në Fushë Topanë që u shndërrua në tubim (FOTO)

Redaksia

Thaçi nuk e fsheh! Po negocioj me VMRO-në

Redaksia

Punonjësit e mediave me paga nën mesatare

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky