Agjencia Zhurnal.mk.

A po e matë Serbia pulsin e ndërkombëtarëve nëse do të tolerojnë një sulm të ri në Kosovë, si ai në Banjskë?

Prishtinë, 18 prill – Autoritetet serbe kanë bë një gjest të papritur dhe jocivilizues duke ndaluar udhëtarët kosovarë të mërkurën në pikëkalimet kufitare në Serbi. Gjatë së mërkurës qindra qytetarë nga Kosova u bllokuan nga Serbia në pikën kufitare me Kroacinë. Autoritetet serbe ndaluan 10 zyrtarë policorë, në mesin e tyre edhe zëvendësdrejtorin Dejan Jankoviq. Pesë nga ta u liruan të mërkurën, ndërkaq sot u liruan edhe katër të tjerë, por jo edhe Jankoviq të cilit tashmë iu ka caktuar masa e ndalimit 48 orësh. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të drejtë e konsideron si hakmarrje të Serbisë ndalimin e udhëtarëve që sipas tij është paralajmëruar edhe nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Hakmarrje e Serbisë për suksesin e Kosovës në Këshillin e Evropës!

Është e qartë se Serbia po hakmiret kësisoj, një ditë pasi Kosova ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme nga delegatët e shteteve anëtare të Këshillit të Europës, duke privuar qindra persona nga ushqimi dhe mjekimi. “Ata janë ndaluar si rezultat i një konference për media të cilën e pati të shtunën që shkoi presidenti i Serbisë ku ai tha që në javën që vjen Serbia kudo që ushtron pushtet dhe kontroll efektiv, do të fillojë që të hakmerret. Andaj edhe ajo çfarë po ndodh në këtë javë është paralajmëruar të shtunën që shkoi kur presidenti i Serbisë vizitoi njësitet ushtarake ‘Kobra’ në ditëlindjen e tyre – një njësit të cilën ne e patëm akuzuar në mes të qershorit të vitit të kaluar që i ka rrëmbyer tre policët tanë në veri të Kosovës.

Pikërisht në ditëlindjen e Njësitit Special Ushtarak, i cili i kishte rrëmbyer policët tanë, presidenti i Serbisë e paralajmëroi këtë përndjekje të të tjerëve të cilët ai i konsideron të padëshirueshëm, duke filluar prej shqiptarëve të Kosovës e atyre ne Luginë e deri të serbet në Kosovë të cilët janë integruar në institucionet tona. Duket që arrestimi masiv i cili është bërë dje – me ç’rast qindra qytetarë civilë janë lënë pa medikamente, pa ushqim pa ujë për pothuajse një ditë të plotë – është rezultat i suksesit të Kosovës në Asamblenë Parlamentar në KiE dhe si një hakmarrje intensive u bë kjo përndjekje e ky ndalim në masë”, u shpreh Kurti pas homazheve në varrezat e dëshmorëve në Velani për nder të Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës.

Me reagim të ashpër dhe mjaft të qëlluar ka dalë edhe presidentja Vjosa Osmani. Ajo foli qartë dhe pa doreza, duke theksuar se pesë policë po mbahen peng nga një shtet shovinist dhe u bëri thirrje aleatëve që ta ngrisin zërin, shkruan Zhurnal.
“Në këto momente pesë policë të Republikës sonë po mbahen peng nga një shtet shovinist, nga Serbia. Prandaj u bëjmë thirrje të gjithë aleatëve tanë që ta ngrisin zërin dhe t’i rrisin përpjekjet që të ndalin mizoritë dhe veprimet e tilla shoviniste kundër qytetarëve dhe policëve tonë”.

Reagimet ndërkombëtare!

BE ka reaguar duke theksuar se Serbia është duke e shkelur Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, kanë konstatuar të mërkurën nga Bashkimi Evropian, pas ndalimit nga autoritetet në Beogradin zyrtar të autobusëve me udhëtarë kosovarë nëpër pikëkalime të ndryshme kufitare të këtij shteti.

Këtë qëndrim e ka shprehur zëdhënës i BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Peter Stano, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Bruksel rreth rastit që ka nxitur reagime të ashpra nga Kosova.
“Ne jemi në dijeni për situatën dhe po e përcjellim për së afërmi. Marrëveshja për lirinë e lëvizjes, e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, cakton parametrat e qartë rreth hyrjes dhe daljes së qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata momentale paraqet shkelje të kësaj marrëveshjeje”, ka deklaruar Stano.
Ai ka shtuar se BE-ja “e fton Serbinë që të përmbahet nga veprimet e tilla unilaterale dhe të pakoordinuara dhe që menjëherë t’i kthehet respektimit të Marrëveshjes”.

Më shumë se një ndalje e thejshtë e udhëtarëve, ky provokim duket si matje e pulist të bashkësisë ndërkombëtare nga ana e Beogradit, për të parë nëse ka hapësirë për ndonjë provokim të ri të armatosur, si ai në Banjskës, e ndoshta edhe më të madh, shkruan Zhurnal.
Prandaj edhe reagiimet e menjëhershme të ndërkombëtarëve, ishin të mirëseardhura. Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për, siç ka thënë ai, një sërë çështjesh. Megjithatë, ka thënë se në veçanti kanë diskutuar për mbajtjen e zëvendësdrejtorit të Policisë, Dejan Jankoviq, nga Serbia. Hovenier ka shprehur shqetësimin për ndalimin e Jankoviqit në kufi të mërkurën, teksa është shprehur se shpreson në lirim sa më të shpejtë.

“Jankoviq është i njohur mirë nga Ambasada amerikane dhe të tjerë. Jemi të shqetësuar sepse është dikush që e njohim për shumë vjet, për investimin e kohës dhe energjisë për komunitetin serb dhe policinë, duke ndihmuar dhe siguruar integrimin e suksesshëm të forcës policore që u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht etnisë së tyre”, ka thënë ai, duke shtuar se Jankoviqi ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në ofrimin e sigurisë për objektet e trashëgimisë kulturore.

I pyetur për përgjigjen e SHBA-së ndaj veprimit të Serbisë, Hovenier ka thënë se mbështet qëndrimin e BE-së.
“Stano ishte mjaft i qartë në këtë çështje dhe se si BE-ja i sheh gjërat. Ne pajtohemi me BE-në, edhe SHBA-ja pret që të gjitha zotimet e arritura përmes dialogut të zbatohen plotësisht nga Serbia dhe Kosova”, ka thënë ai.

Beogradi cinik!

Reagimet nga kreu shtetëror i Serbisë duken provokuese dhe cinike, sepse arsyetojnë ndalesën e udhëtarëve, shkruan Zhurnal. Madje Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë i ka mohuar akuzat se ka ndaluar autobusë me udhëtarë kosovarë në kufijtë e saj me Kroacinë dhe Hungarinë. Ajo ka shtuar se janë “duke u forcuar kontrollet kufitare”. Njësoj edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, i arsyeton ndalimet me siç thotë , “cenimin e rendit kushtetues të Republikës së Serbisë”.

“Unë supozoj se njerëzit më në fund i janë përgjigjur thirrjeve për të mbrojtur rendin kushtetues të Republikës së Serbisë dhe çdo institucion të vetëm në këtë vend. Askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka reaguar me vite për gjithçka që po bën Albin Kurti, për keqtrajtimin e atyre njerëzve, mendoj se do ta mirëpresin këtë tani”, ka thënë Bërnabiq.

Von Cramon: Sebia turpëroi veten!

Por kështu nuk mendon raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar për këtë rast, duke e porositur Serbinë që t’i lirojë udhëtarët dhe të mos turpërohet më me veprime të tilla.
“Serbia duhet të ndalë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lirojë mbajtësit e pasaportave dhe letërnjoftimeve të Kosovës që të kalojnë kufirin në mes të Serbisë dhe Kroacisë në Batrovc. Liria e lëvizjes duhet të sigurohet për të gjithë, pa diskriminim në baza kombësie”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ky incident dhe këto tensione kanë ndodhur në kohën kur pritet që Kosova dhe Serbia të dakordohen për zgjidhjen e disa problemeve aktuale. Një prej tyre është edhe përdorimi i valutës për pagesa, për të cilin do të diskutohet të enjten në një takim të ri në mes të kryenegociatorëve, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Çështja e lëvizjes është e rregulluar me Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes që Kosova dhe Serbia arritën më 2011 në Bruksel. Në këtë marrëveshje thuhet se “qytetarët (me vendbanime të përhershme) të të dyja palëve duhet të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm brenda ose përmes territorit të njëra-tjetrës dhe në pikat kufitare të qarkullojnë vetëm me letërnjoftim”./Zhurnal

Related posts

Koalicioni “VLEN” padi në Administrative kundër vendimit të KSHZ-së

Xh M

Dyshimet për grup të armatosur të BDI-së – Ministria e Brendshme heshtë për pretendimet e Mickoskit

Redaksia

Ali Ahmeti nga Saraji: Më 8 maj do kemi Referendum, integrimi është platforma e Frontit Europian

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky