Agjencia Zhurnal.mk.

Sekretarja shtetërore franceze për Evropë, Lorans Bon në vizitë në Shkup

Shkup, 16 nëntor – Sekretarja shtetërore franceze për Evropë, Lorans Bon, sot do të qëndrojë për vizitë në Shkup, ku do të vijë nga Tirana.

Bon gjatë vizitës në Shkup, do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Pas takimit, Kovaçevski dhe Bun do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Shërbimi për informim i Kuvendit informoi se Bon në Kuvend do të ketë takime edhe me anëtarët e Këshillit Nacional për Integrime Evropiane.

Siç informoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, Bon vizitën e paralajmëroi para Këshillit të djeshëm të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, ku Ballkani Perëndimor ishte një nga pikat kryesore të rendit të ditës, me çka theksoi se porosia e saj për Shkupin dhe Tiranën do të jetë se insistohet në miratimin dhe zbatimin e reformave në sferën e sundimit të drejtësisë.

Related posts

Izet Mexhiti për TV Sitel: VLEN do të ketë më së shumti vota shqiptare dhe deputetë shqiptarë më 8 maj

Redaksia

Toshkovski: Palevski do të ekstradohet për një kohë shumë të shkurtër

Xh M

Mexhiti: Do të jemi pjesë e një qeverie të orientuar drejt integrimeve evropiane

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky