Agjencia Zhurnal.mk.

SPB Tetovë: Zbardhen tetë vjedhje, janë arrestuar dy persona

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë informon se Zyra e Jashtme për Punë Kriminale – Gostivar ka zbardhur plotësisht 8 vjedhje të rënda që dyshohet se janë kryer nga personi L.S. (39) nga Çegrani i Gostivarit dhe I.S. (35) nga Forina e Gostivarit.

“Dy personat, të cilët dje (30-mars) në orën 03:45 dhe në orën 12:50 janë privuar nga liria në Gostivar dhe Forinë, gjatë vitit të kaluar dhe këtë vit me përdorimin e forcës dhe mjeteve të ndryshme kanë hyrë në bastore sportive, markete dhe dyqane për pajisje celulare në Gostivar, nga të cilat kanë marrë para, pajisje teknike dhe sende të tjera dhe në mënyrë të kundërligjshme kanë fituar një përfitim të përgjithshëm duke u pasuruar me vlerë prej rreth 2 milionë denarë”.https://9e48a9446c03f01afc75541774fee370.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

“Për të dy personat e lartëpërmendur do të përgatitet një parashtresë përkatëse sipas nenit 236 të Kodit Penal”, thonë nga SPB Tetovë.

Related posts

Tetovari sulmohet me thikë në burgun e Idrizovës

Xh M

MPB: Rrahje mes dy grave në Bit Pazar

Xh M

Gjendet një trup i pajetë në ujërat e lumit Vardar në Veles

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky