Agjencia Zhurnal.mk.

Donnarumma po vuan te PSG dhe po i mungon Serie A

Portieri italian i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma thuhet se po ‘vuan në Francë’ dhe ka nostalgji për Italinë dhe Serien A.

23-vjeçari nuk është duke pasur një sezon debutues ëndrrash në PSG ku u transferua si lojtar i lirë nga Milani verën e kaluar.

Ai nuk është titullar i rregullt në Paris dhe gabimi i tij kundër Real Madridit në ndeshjen e dytë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve i kushtoi skuadrës së tij me eliminim nga gara elitare evropiane.

Ai nuk ishte në maksimumin e tij as gjatë pushimit ndërkombëtar me Italinë dhe sipas La Gazzetta dello Sport, Donnarumma nuk është i lumtur në Paris.

Gazeta italiane shkruan fjalë për fjalë se 23-vjeçari ‘vuan në Francë’ dhe se tani ‘ka pak nostalgji apo dëshirë për t’u kthyer në Itali’.

Sidoqoftë, Juventusi duket të jetë skuadra e vetme e madhe që mund ta nënshkruajë atë në të ardhmen. Ai me siguri nuk do të kthehet në Milano, ndërsa Interi mori Andre Onanan nga Ajaxi.

Kthimi i Donnarummas në Itali gjatë verës mbetet i pamundur, kryesisht për shkak të pagës së tij prej 7 milionë euro në vit (10 milionë euro përfshirë shtesat).

Related posts

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

D V

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

D V

Nga fitimi i Scudettos te rinovimi i dy yjeve, Liga e Kampionëve dhe Zirkzee – Zanetti flet për gjithçka që e rrethon Interin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky