Agjencia Zhurnal.mk.

Ndotja e ujit, tokës, plazheve, Rama prezanton aplikacionin e ri për denoncimin e krimeve mjedisore: Mbroni shëndetin dhe jetën

Në një kohë kur në të gjithë vendin ka nisur aksion kundër krimeve mjedisore, secili nga ne mund të kontribuojë në këtë drejtim, duke i denoncuar. Kryeministri Edi Rama ka prezantua sot aplikacionin e ri ‘Komisariati Digjital’, ku është bërë aktive dritarja e re për denoncimin e krimeve mjedisore. Tashmë nëse konstaton ndotje të tokës, ujit, parqeve, plazheve apo ndotje akustike, mund të denoncosh problemin, në mënyrë që problemi të marrë zgjidhje sa më shpejt.

“Mirmëngjes dhe me aplikacionin “Komisariati Digjital”, ku është bërë aktive dritarja e re për denoncimin e Krimit Mjedisor, e ku tani mund të denonconi ndotjen e tokës (vendbanimit, rrugëve, parqeve, plazheve), ujit, depozitimet e paligjshme të mbetjeve, ndotjen me inerte dhe ndotjen akustike, ju uroj edhe një ditë të mbarë. Kujdesuni për mjedisin edhe për veten”, shkruan Rama.

Kryeministri ka publikuar edhe një video në Facebook ku shpjegohet hap pas hapi si bëhet denoncimi. Fillimisht ngarkohet foto ku evidentohet akti i denoncuar, sipas kategorisë. Më pas duhen përcaktuar saktë qyteti dhe adresa e vendndodhjes, që denoncon në foto dhe hapi i fundit është klikimi i opsionit ‘dërgo’ duke vendosur nëse dëshiron ta ruash ose jo anonimatin.

Ky aplikacion u prezantua 2 ditë më parë edhe nga Ministri i brendshëm, Bledi Çuçi i cili tha se nga 1 shtatori i 2021 e deri më tani, janë regjistruar 276 denoncime për krimet mjedisore. Sipas ministrit, e rëndësishme në luftën kundër krimeve mjedisore është ndryshimi i mentalitetit të efektivëve që t’i trajtojnë këto krime njësoj si vrasja apo trafiku i drogës.

Policia ka intensifikuar edhe kontrollet në territor për krimet mjedisore, ndërsa më herët edhe kryeministri Edi Rama i ka bërë paralajmërime të qarta kryebashkiakëve për shtimin e masave për parandalimin e këtyre krimeve.

MIRËMËNGJES 😊dhe me aplikacionin “Komisariati Digjital”, ku është bërë aktive dritarja e re për denoncimin e Krimit Mjedisor, e ku tani mund të denonconi ndotjen e tokës (vendbanimit, rrugëve, parqeve, plazheve), ujit, depozitimet e paligjshme të mbetjeve, ndotjen me inerte dhe ndotjen akustike, ju uroj edhe një ditë të mbarë🙏*Kujdesuni për mjedisin edhe për veten 💚https://apps.apple.com/al/app/komisariati-dixhital/id999101920

Posted by Edi Rama on Thursday, December 16, 2021

Related posts

Rithemelimi ka paralajmëruar protestë para bashkisë, Këshilli Bashkiak vendos të mblidhet online

Xh M

Hasani: Shqipëria gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare

D V

Rama me “Mamicën” dhe “Vrana Kontin” në “Ballkonin e Perëndisë”, çfarë paralajmëron

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky