Agjencia Zhurnal.mk.

Vuçiq i bindur: Kosova nuk e dëshiron vazhdimin e dialogut

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka thënë sot se është Prishtina ajo që nuk e dëshiron vazhdimin e dialogut.Vuçiq tha se Prishtina nuk dëshiron fare të bisedojë me Beogradin.

Kësisoj kreu i shtetit serb u përgjigj para gazetarëve në Beograd kur u pyet rreth deklaratës së zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, se asnjëra nga të dyja palët nuk është e interesuar për të vazhduar dialogun.

“Duke iu përgjigjur pyetjes për dialogun e ardhshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Vuçiq vuri në dukje komentin e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, kur thotë se dy palët nuk kanë interes dhe besim të mjaftueshëm në dialog dhe ka theksuar se qytetarëve duhet t’u thuhet se Serbia dëshiron vazhdimin e dialogut, dhe është fare e qartë se Prishtina nuk e dëshiron atë, raporton Tanjug.

Related posts

Vdes ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi

Xh M

Arrestohet një person në Bërnjak, gjatë kontrollit në dokumente vendosi 50 euro

Xh M

Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky