Agjencia Zhurnal.mk.

Maqedoni, nga viti i ri pritet shtrenjtimi i rrymës elektrike

Shkup, 19 nëntor – Drejtori i përgjithshëm i EMV-së,Vasko Kovaçevski për TV21 tha çmimi momental i energjisë elektrike është deri në dhjetor, ndërsa nga janari do të ketë rritje.

Ai shtoi se nuk do të ketë kufizime të rrymës dhe se nuk ka vend për panik.

“Në dhjetor duhet të bëjmë plan, program për prodhim për vitin e ardhshëm. Do të orientohemi sipas shpenzimeve të rritura dhe do të formojmë çmim të ri që do ta dorëzojmë në qeveri”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se çmimin e energjisë elektrike e rregullon KRRE dhe se ata marrin pjesë në 33% të çmimit.

“Ne do të shohim të shkojmë me çmim më të lirë, por duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk do të shkojmë me të njëjtin çmin si sivjet. Do të ketë rritje por nuk mund të them se sa përqind do të jetë”, tha Kovaçevski.

Related posts

Koalicioni “VLEN” padi në Administrative kundër vendimit të KSHZ-së

Xh M

Dyshimet për grup të armatosur të BDI-së – Ministria e Brendshme heshtë për pretendimet e Mickoskit

Redaksia

Ali Ahmeti nga Saraji: Më 8 maj do kemi Referendum, integrimi është platforma e Frontit Europian

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky