Agjencia Zhurnal.mk.

Jotova: Bullgaria ka të drejtë në pozicion të fuqishëm ndaj Maqedonisë së veriut për monumentet ushtarake bullgare

Sofje, 15 tetor – Çështja për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE nuk është vetëm bullgare, vetëm ballkanike, por edhe panevropeiane, sepse bëhet fjalë për zgjerim politik të Unionit, temë që një kohë të gjatë ishte në tryezën evropiane dhe e cila, për fat të keq, nuk e gjeti konsensusin e saj, thotë nënkryetarja e Bullgarisë, Iliana Jotova.

Jotova në deklaratë për BNT u përqendrua edhe në, siç tha, “përdhosjen e varreve të ushtarëve bullgarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, duke vlerësuar se kjo është një “sagë shumë e gjatë”.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Jotova përkujtoi se në vitin 2010 jo vetëm në vendin e tyre, por edhe në Parlamentin Evropian, delegacioni bullgar e ka parashtruar këtë çështje, si dhe atë se ka pasur edhe mision  në Republikën e Maqedonisë së Veriut lidhur me këtë, ku kanë marrë pjesë eurodeputetë nga shtete të tjera anëtare të BE-së.

“Për aq vite fati i monumenteve bullgare në Maqedoninë e Veriut aspak nuk u ndryshua, me një përjashtim të vogël – me monumentin e kolonelit Kavarnaliev”, theksoi Jotova, duke shtuar se Bullgaria ka të drejtë në “pozicion të fuqishëm” të këtillë, të cilin e ka marrë  kohëve të fundit.

Related posts

“Romët për demokraci” kërkojnë siguri në vendvotime / Marsh protestues prej te KShZ-ja deri te MPB-ja

Xh M

Qytetarët lidhin pushimet, shtohen kolonat në pikat kufitare

D V

U shpall “Qytetar Nderi” i Tiranës, Ali Ahmeti: Shqipëria ka ndarë bukë, kripë e zemër me ne

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky