Agjencia Zhurnal.mk.

“Xiaomi”, shitësi numër dy në botë i smartphone-ve

Kompania kineze e telefonave inteligjentë “Xiaomi” është bërë shitësi numër dy në botë i smartphone-ve, për herë të parë në tremujorin e dytë të këtij viti, sipas kompanisë së kërkimit të tregut “Canalys”, shkruan “China Daily”.

Pas “Samsung”, me 19 për qind të të gjitha shitjeve të telefonave inteligjentë, “Xiaomi” zuri vendin e dytë me 17 për qind.

“Xiaomi” po rrit me shpejtësi biznesin e tij jashtë shtetit me dërgesat që rriten më shumë se 300 për qind në Amerikën Latine, 150 për qind në Afrikë dhe 50 për qind në Evropën Perëndimore”, -tha menaxheri i kërkimeve të “Canalys” Ben Stanton.

Dërgesat globale të telefonave inteligjentë u rritën me 12 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, pasi COVID-19 u përhap në të gjithë botën dhe ndërsa Kina pa një rimëkëmbje të shpejtë në ekonominë e saj.

Related posts

Cilat shtete e kanë bllokuar Tiktok-un në vendet e tyre?

Xh M

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç – televiziorin nën 3 vjeç

D V

Haaland u bë një personazh në këtë video loje – ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky