Agjencia Zhurnal.mk.

Zaharova i quan egoistë Maqedoninë, Bullgarinë dhe Malin e Zi

Shkup, 6 qershor – Vendet që kufizohen me Serbinë, e mbyllën linjën ajrore për kalimin me aeroplan të ministrit të punëve të jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov. Kjo sipas zëdhënëses së Lavrovit, Marija Zaharova, është mbyllje e një kanali për komunikim, informon Zhurnal.

Sipas saj, nuk është Rusia ajo që po krijon perde hekuri por është Europa ajo që e largon Rusinë.

“Sot vendet që e rethojnë Serbinë, e mbyllën kanalin për komunikim, me çka u pengua fluturimi i Sergej Lavrov, i cili kishte qëllim vizitën e Serbisë. Delegacioni rus duheshte të arrijë në Beograd për bisedime. Vendet antëare të BE-së dhe NATOs e mbyllën hapësirën ajrore, mbyllën edhe një kanal për komunikim”, ka konfirmuar Zaharova në një emision të La7 italiane.

Ajo shton se këto vende janë tepër egoiste duke menduar se janë në qendër të vëmendjes.

“Në fund të fundit, nuk ka perde hekuri nga ana jonë, nuk duhet të brengoseni. Gabimet tuaja janë në atë që jeni shumë egoistë, se mendoni se jeni në qendër të botës, se përpos juve nuk ka popuj tjerë në botë. Nuk keni të drejtë morale dikë të mësoni diçka”, ka shtuar Zaharova.

Ndryshe Mali i Zi, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut e mbyllën linjën ajrore për kalimin e Sergej Lavrovit, i cili duheshte të udhëtojë për në Beograd për vizitë dy ditore.

Related posts

A do të vendosin shqiptarët për presidentin?

Xh M

Sigurohet buxheti për ndërtimin e Teatrit turk-Shkup, është përfunduar me kulmin dhe fasadën e objektit

Xh M

Kovaçevski: Zgjedhjet më 8 maj do të jenë të vështira, LSDM nuk do të heqë dorë nga e ardhmja evropiane e vendit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky