Agjencia Zhurnal.mk.

WhatsApp njofton për uljen e kufirit të moshës së përdoruesve në disa vende

Meta ka njoftuar për vendimin e ri që ul moshën minimale për përdoruesit e WhatsApp nga 16 në 13 në Mbretërinë e Bashkuar dhe në BE.

Bëhet e ditur se ky ndryshim për të cilin aplikacioni ka njoftuar në shkurt ka hyrë në fuqi së fundmi.

WhatsApp tha se ndryshimet sollën kufirin e moshës në përputhje me atë në shumicën e vendeve të tjera, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, gjatë kësaj jave Meta zbuloi edhe një sërë ndryshimesh të reja sigurie të dizajnuara për të mbrojtur përdoruesit, veçanërisht të rinjtë, nga abuzimi me imazhet intime.

Meta konfirmoi se do të fillojë testimin e një funksioni i cili do të aktivizohet si parazgjedhje për përdoruesit nën moshën 18 vjeç dhe do të turbullojë automatikisht imazhet intime.

Related posts

Telegram bllokon ‘botët’ që kundërshtojnë agresionin rus në Ukrainë

D V

Jo më “12345”: Mbretëria e Bashkuar ndalon fjalëkalimet e dobëta

D V

Mënyra se si i menaxhoni aplikacionet mund ta dëmtojë jetëgjatësinë e baterisë së telefonit tuaj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky