Agjencia Zhurnal.mk.

Tryezë e rrumbullakët për një të ardhme të qëndrueshme me inovacionet e gjelbra në suaza të projektit ndërkombëtar “Grinovet”

Shkup, 23 prill – Tryezë të rrumbullakët me temën “E ardhmja e qëndrueshme me inovacione të gjelbra, aplikim praktik në kompani” organizon sot Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOEM), e cila është pjesë e projektit ndërkombëtar “Grinovet”. Ky projekt përfshin 18 partnerë evropianë dhe është i bashkëfinancuar nga programi arsimor i BE-së Erasmus +.

Siç njoftoi LOEM, do të prezantohen të arriturat në terren dhe do të ndahen përvojat nga sektori i biznesit, në drejtim të përfitimeve nga futja e inovacioneve të gjelbra dhe sistemeve efikase energjetike.

“Kompanitë duhet të punojnë në zhvillimin e inovacioneve të gjelbra, të investojnë në biznese të qëndrueshme, të cilat do të tregojnë shqetësim për mjedisin, duke krijuar koncepte inovatore që do të reduktojnë dhe optimizojnë përdorimin e burimeve natyrore. Shumë kompani kanë prezantuar inovacione të gjelbra, në këtë kuptim dhe përvojat e tyre nga përfitimet gjatë proceseve të punës. Kompanitë duhet të njohin mundësitë për përshtatjen dhe zbatimin e tranzicionit të gjelbër, në mënyrë që të jenë në hap me nevojat dhe të bëhen më konkurruese dhe të qëndrueshme”, thekson organizatori i tryezës në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të sektorit të biznesit që janë partnerë në projekt.

“Grinovet” bashkon partnerët rajonalë në fushën e arsimit dhe formimit profesional në nivele të ndryshme (arsimi i mesëm profesional dhe arsimi i lartë), kompanitë lokale (ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha), shoqatat sektoriale, përfaqësuesit e punëdhënësve, autoritetet lokale, sektori joqeveritar, si dhe agjencitë rajonale mbështetëse të inovacioneve dhe inovativitetit.

Projekti inkurajon zhvillimin e arsimit dhe trajnimit profesional në fushën e inovacionit të gjelbër në të gjithë Evropën, përmes krijimit të qendrave të ekselencës në arsimin dhe trajnimin profesional, duke mundësuar kështu një ekonomi inovative, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Në projektin “Grinovet” nga vendi ynë janë përfshirë Fakulteti i Makinerisë nga Shkupi, Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë, Qendra Kombëtare për Zhvillim të Inovacioneve dhe mësimit sipërmarrës, “Rade Konçar TEP” dhe QSHAK “Boro Petrushevski”, si dhe 13 partnerë nga Austria, Portugalia dhe Finlanda. 

Related posts

Pas një viti, hapet sërish ura “Bellasica” në Shkup

D V

Ulje e prodhimit industrial

Xh M

Paralajmërohet shtrenjtim i mjaltit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky