Agjencia Zhurnal.mk.

Tensione në Kuvend, Xhaferi i bërtet Micevskit: Ulu në vend nëse nuk je për rrahje

Shkup, 11 Maj – Një kaos i vërtetë ka ndodhur gjatë seancës parlamentare, kur koordinatori i grupit parlamentar Nikolla Micevski kërkoi fjalim, por kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk e lejoi.

Xhaferi kërkoi votim për rendin e ditës, ndonëse paraprakisht fjalën ua kishte dhënë dy deputetëve të OBRM-PDUKM-së të cilët nuk dolën në foltore.

Më pas ka ndodhur një kaos i vërtetë dhe në një moment Xhaferi i ka bërtitur Micevskit.

“Shko e ulu në vendin tënd nëse nuk je për rrahje”, i tha Xhaferi Micevskit.

“Mos më prek, mos më sulmo”, ka reaguar Micevski, pas së cilës Xhaferi i ka thënë: “Ik dhe shko në foltore”. Pas kësaj, Xhaferi e vuri në votim agjendën e kaluar, ndërsa Micevski reagoi: “Ty turp, turp, çfarë agjende”.

Derisa deputetët po votonin, Xhaferi i tha Micevskit: “Ju po bëni atë që doni të bëni, mos u afroni me mua. Bëj çfarë të duash, mos më afro”.

Deputetja Dafina Stojanoska i tha Xhaferit: “Mos ki frikë”, dhe ai përfundoi: “Për rendin e ditës votuan 61 deputetë. 39 deputetë që qëndrojnë këtu janë kundër”.

Micevski mbeti në tavolinën e Xhaferit për të kërkuar fjalim procedural.

Në fund, pas të gjitha sqarimeve, Xhaferi tha se qytetarët presin që Kuvendi të funksionojë.

Related posts

Toshkovski nga Strumica: Ligji duhet të vlejë njejtë për të gjithë dhe askush nuk guxon të ndikojë në mënyrë të paligjshme ndaj votuesve

Xh M

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Xh M

Tirana shpall Ali Ahmetin Qytetar nderi

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky