Agjencia Zhurnal.mk.

Te Leverkuseni e pranojnë largimin e Florian Wirtz, por vetëm për një çmim astronomik

Bayer Leverkusen mund ta lejoj largimin e Florian Wirtz në afatin kalimtar të verës, por vetëm për ofertën e duhur.

Kampioni i ri i Gjermanisë ka vendosur një çmim astronomik për yllin e tij të ri Florian Wirtz, siç konfirmoi drejtori i përgjithshëm i klubit, Fernando Carro, në një intervistë për Radio MARCA.

Pas paraqitjes së tij të jashtëzakonshme në fitimin e titullit të parë të Bundesligës për Leverkusen, vlera e 20-vjeçarit është në rritje.

Wirtz ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, duke regjistruar shifra mbresëlënëse prej 17 golash dhe 18 asistimesh në të gjitha garat.

Kjo ka ngjallur interes të madh nga shumë klube evropiane, të cilët po mendojnë mundësinë për të bërë një lëvizje për talentin e ri në vitet e ardhshme.

Megjithatë, Leverkusen nuk ka urgjencë për të shitur dhe e ka bërë të qartë se çdo klub i interesuar do të duhet të derdhë një shumë të konsiderueshme parash.

“Askush nuk është i pashitshëm, por për më pak se 150 milionë euro Wirtz nuk do të largohet”, deklaroi Carro.

Top skuadrat evropiane si Barcelona, Real Madrid, Manchester City, Liverpool, Manchester United dhe Bayern Munich janë duke kërkuar shërbimet e yllit të ri gjerman.

Megjithatë duket shumë e vështirë që Barcelona në krizë të madhe financiare të paguajë një çmim të tillë dhe kjo është arsyeja që katalunasit nuk llogariten në mesin e skuadrave favorite.

Gara për Wirtz do të jetë mes skuadrave angleze, Real Madridit dhe gjigantit gjerman Bayern Munich.

Related posts

Atletico Madrid i gatshëm ta lë Joao Felixin te Barça, por vetëm me një kusht

D V

Liverpooli do ta bëjë Arne Slot trajnerin e katërt më të shtrenjtë në histori të futbollit

D V

Mirlind Daku realizon një gol fantastik, Rubin Kazani në epërsi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky