Agjencia Zhurnal.mk.

Specialistët në grevë, qeveria në vend të zgjidhjes i akuzon për sfond politik!

Shkup, 17 prill – Mjekët specialistë privat janë futur në grevë të përgjithshme si pasojë e “tradhtisë” nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, me të cilin janë dakorduar por ky i fundit nuk i ka qëndruar pas fjalëve të tij që kërkesat e specialistëve do t’i fut në rend dite në seancat qeveritare. Mirëpo, këta mjek specialistë që janë futur në grevë nga sot sigurisht që kanë edhe pacientët e tyre të përditshëm e të shpeshtë, çfarë do të bëhet me hallet e pacientëve? Nëse mjekët shkojnë në grevë dhimbjet e pacientëve nuk pushojnë dot a duhet pacientët sërish të barten nga njëra klinikë në tjetrën? Edhe sa kohë do t’i duhet ministrave që ta rregullojnë sistemin shëndetësor dhe pacientët të marrin shërbimet aty ku duan dhe ashtu si duhet? shkruan Zhurnal.

Specialistët privat futen në grevë –

Mjekët specialistë privatë kanë shpallur një grevë të përgjithshme. Shkak i grevës, siç kanë bërë të ditur të enjten përmes një komunikate për media, është se pavarësisht protestës së mbajtur më 27 mars dhe takimit me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Demiri, më 2 prill, kërkesat e tyre ende nuk janë plotësuar.

“Në takimin me ministrin e Shëndetësisë, nga ai na është premtuar se kërkesat tona do të paraqiten në seancën e ardhshme të Qeverisë. Pas takimit me ministrin, më 3 dhe 9 prill janë mbajtur dy seanca të Qeverisë, në të cilat sipas informacioneve publike të Qeverisë, kërkesat tona nuk janë diskutuar në asnjërën prej tyre”, thuhet në njoftim.

Prandaj, siç shtohet në njoftimin e dërguar në emër të specialistëve privatë në Universitetet e Shkencave të Mjekësisë “Kiril dhe Metodi” dhe “Goce Dellçev”, janë të detyruar të ndërmarrin hapin tjetër, t’i bashkohen grevës së përgjithshme nga sot. Nga atje thanë se greva do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ilir Demiri: protesta ka sfond politik –

Specialistët privatë vazhdojnë grevën për të kërkuar kushte më të mira dhe siguri për punën e tyre. Rreth 400 prej tyre janë në grevë të përgjithshme për dy ditë me radhë, duke insistuar për kompensim mujor më të lartë, sigurim shëndetësor dhe zgjidhjen e statusit të papunëve. Por, kjo nuk e shqetëson ministrin e Shëndetësisë, Ilir Demiri, pasi ky i fundit në vend të zgjidhjes preferon akuzat.

Ai ka akuzuar grevën si një veprim me sfond politik, duke pretenduar se kërkesat janë bërë para zgjedhjeve dhe duke i shtyrë përgjegjësitë për zgjidhjen e tyre tek qeveria e ardhshme.

Kjo është pasqyra reale e gjendjes jo vetëm në shëndetësi por e shtetit në tërësi, që të kesh kërkesa normale duhet të bojkotosh, të protestosh, të hysh në grevë e gjithçka tjetër. Në vend se mos të ketë fare nevojë për këto forma të parashtrimit të kërkesave por të plotësoheshin vetvetiu. Nga ana tjetër, pasiviteti i përgjegjësve të bënë që kërkesat të duken sikurse “luks” apo “dëshira” pa çka se janë nevoja elementare bazike.

Pagat e ulëta sjellin ikjen e mjekëve –

Si duket në vendin tonë çdoherë ka diagnostikim të problemeve dhe dukurive të dëmshme, por që rrallë herë apo asnjëherë nuk merren masa parandaluese ose të paktën kurim i i problemeve shqetësuese. Në rastin në fjalë për të ndalë ikjen e mjekëve nuk është marrë as edhe një masë e vetme konkrete për të parë si përpjekje që ndalon këtë ikje që është shumë e dëmshme për vendin.

Institucioni përgjegjës, Ministria e Shëndetësisë, shpesh e ngrit si çështje problematike dhe shqetësuese por asnjëherë nuk ofron një program apo strategji afatgjate që do të ndalte këtë ikje, pse jo të jetë një strategji e mirë hartuar që edhe ata që kanë ikur të kthehen. Por, është krijuar shprehi e zakonshme që në vend të veprimit përfundon gjithçka vetëm me diskutim verbal ose në letër e asgjë në vepër.

Ministria e Shëndetësisë në koordinim me institucionet tjera duhet tu mundësojë mjekëve të rijnë specializimin e tyre në fushat përkatëse me shumë të ulëta por edhe atyre mjekëve që nuk kanë libreza partiake. Në këtë formë të plotësohet edhe deficiti i specialistëve në fusha më specifike si, anesteziologët, infektologët, urologët, e të tjera. Pagat që marrin mjekët në këtë vend janë fyese deh nënvlerësuese të mundit të tyre përgjatë studimeve dhe duke zgjedhë profesionin i cili në vete ngërthen edhe mision human.

Stimulimi dhe motivimi i studentëve të studiojnë mjekësi dhe të vazhdojnë specializimin e tyre duke ju garantuar punë që vlerësohet financiarisht dhe moralisht, pasi pothuajse nuk kalon një muaj pa u rrahë ndonjë mjek brenda vendit në ndonjë spital. Siguria fizike, stabiliteti ekonomik, përkrahja shtetërore për specializim janë masat kryesore që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse për të ndalë ikjen e mjekëve. Pra, duhet me urgjencë të rrisin pagat e punonjësve shëndetësor më e rëndësishme se rritja e pagave për punonjësit shëndetësor është edhe rritja e buxhetit në përgjithësi për shëndetësinë dhe krijimi i kushteve nëpër spitalet publike.

Pasojat e ikjes së mjekëve?

Ikja e të gjithë qytetarëve pavarësisht profesionit apo moshës së tyre prodhon pasoja të pashlyeshme në vendin tonë, posaçërisht për qytetarët që veçmë kanë nda mendjen për të qëndruar në vend. Por, kur flasim për një ikje të tillë që është kaq e madhe e profesionistëve shëndetësor kjo ndikon në kualitetin e shërbimeve të institucioneve shëndetësore sidomos publike. Mungesa e mjekëve dhe specialisteve në fushat përkatëse krijon kaos në sistemin shëndetësor, sepse qytetarët sidomos të moshuarit përballen me probleme shëndetësore që kërkojnë përkujdesje të vazhdueshme.

Pasojat e ikjes së mjekëve më së mirë u kuptuar gjatë krizës pandemike, ku i gjithë vendi hyri në një krizë dhe u zu në befasi pa pas kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar me situatën e krijuar. Qytetarët në hallë kërkonin ndihmë spitalet në hallë kërkonin mjekë e infektologë, e kjo mungesë mbase nuk ishte e rastësishme por si pasojë e ikjes graduale të mjekëve që po e bëjnë në heshtje sepse e dinë që edhe po krijuan zhurmë nuk dëgjohen sërish. /Zhurnal.mk

Related posts

Dyshohen për shpërdorim të 5,7 milionë euro nga buxheti i Agjencisë për Rini dhe Sport, Prokuroria ngrit propozim-akuzë kundër 12 personave

D V

KRE: Vetëm 2,75 për qind e energjisë elektrike është nga importi, jemi në prag të pavarësisë energjetike të vendit

D V

Gashi në Dibër shpalos tri pikat e veçanta për investitorët nga mërgata

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky