Agjencia Zhurnal.mk.

SPAK po shkund partinë e Metës? Braimllari flet pas dorëheqjes: Çdo person duhet të marrë përgjegjësi për atë që i takon

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari i konsideruar si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Monika Kryemadhit është dorëhequr pas përplasjeve me kryetarin e PL Ilir Meta i cili kritikoi tre ditë më parë performancën e strukturave të partisë në qytetin e Korçës.

I ftuar në Abc News, Braimllari tha se ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të Partisë së Lirisë, në funksion të moralit politik.

Brahimllari u shpreh se situata në Partinë e Lirisë, nuk ka lidhje me çështjen e hetimit të SPAK, për lobimet në SHBA.

Ai shtoi se çdo person duhet të marrë përgjegjësi për atë që i takon.

“Ilir Meta është faktor i padiskutueshëm. Problemi sot, më vjen keq që diskutohet çështja e partisë, problemi është sesi do të godasim keqqeverisjen. Konventa e 27 prillit do të gjejë një mënyrë për bashkim. Unë në konventë do të shkoj. Dorëheqja ime është bërë për të ofruar një shans për unitetin. Në konventë do të shkojmë me dy teza. Unë po bëj një hap pas. Ajo është një hapje e partisë që kryetari e bëri dhe ne e vlerësuam.

Nuk besoj se lidhet me çështjen e hetimit të SPAK. Në çështjen e hetimit që po hetohet për çështjen e lobimit, zotëria sot është në krye të partisë dhe nuk përfshihet në këtë çështje. Brahimllari nuk është thirrur në SPAK për të dhënë si person që ka dijeni për një çështje që i përket kryetarit të partisë, unë jam thirrur për një çështje që i përket Monika kryemadit në 2019 dhe që është sqaruar, është totalisht e ligjshme dhe e rregullt.

Unë merrem me rojen e partisë? Unë jam nënkryetar partie. Unë nuk kam dhënë dorëheqjen në funksion të këtij rrethimi. Unë e kam dhënë dorëheqjen në funksion të moralit tim politik. Çdo person duhet të marrë përgjegjësi për atë që i takon. Tradhti me Edi Ramën? Ka nevojë Edi Rama për ta tradhtuar unë? Çfarë po flisni”, theksoi ai.

Related posts

“Të bësh inventarin e çdo gërme ose je i dashuruar me zërin tënd ose ke obsesion…”, sërish përplasje Gogu-Salianji: Ju doni të hidheni degë me degë

D V

Mbarëvajtja e sezonit turistik, Balla zbulon planin e masave: 6 stacione policie shtesë në zona me fluks turistësh

D V

Balluku: Në fund të Qershorit hapet tuneli i Llogarasë dhe aksi Thumanë-Kashar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky