Agjencia Zhurnal.mk.

Sot përsëri do të ketë ndryshime në çmimet e derivateve

Shkup, 16 mars – Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE) sot do të sjell vendim për çmimet e derivateve të naftës që do të vlejnë nga mesnata. Nga KRRE informojnë se janë përmbushur parakushtet për sjelljen e vendimit të ri për çmimin e derivateve që do të jetë në fuqi nga mesnata.

Në ndryshimet e fundit të Rregullores për caktimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës KRRE mundet që çdo ditë të sjell vendim për ndryshimin e çmimeve të derivateve të naftës nëse përllogaritja e çmimit të çfarëdo derivati të naftës shkon më lartë apo më poshtë për dy denarë. Për llogaritjen KRRE-ja e merr mesataren e kuotave pesëditëshe paraprake në bursë dhe nuk ndikon aspak çmimi i naftës së papërpunuar në tregun botërorë.

Related posts

Ulje e prodhimit industrial

Xh M

Paralajmërohet shtrenjtim i mjaltit

Xh M

Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky