Agjencia Zhurnal.mk.

Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Një situatë e shëmtuar mes lojtarëve të Chelseat ka zbehur fitoren e thellë ndaj Evertonit.

Blutë po fitojnë 5-0 përballë Toffes, por që goli i pestë solli një sken të shëmtuar.

Fillimisht, Cole Palmer u rrëzua në zonë, e më pas edhe Noni Madueke, ndërsa gjyqtari akordoi penallti për Chelsean.

Por, më pas filloi skena e shëmtuar nga Madueke, Palmer dhe Nicolas Jackson, me treshen që kërkonin topin për ta ekzekutuar penalltinë.

Aty ndërhyri kapiteni Conor Gallagher, që mori topin në duar, ndërsa më pas e kalioi te Palmer, që realizoi për 5-0, me golin e tij të katërt personal në këtë ndeshje.

Kjo pamje e shëmtuar me gjasë nuk do të kalojë pa u ndëshkuar nga Mauricio Pochettino, që vetëm shikonte afër vijës së fushës. 

Related posts

Atletico Madrid i gatshëm ta lë Joao Felixin te Barça, por vetëm me një kusht

D V

Liverpooli do ta bëjë Arne Slot trajnerin e katërt më të shtrenjtë në histori të futbollit

D V

Mirlind Daku realizon një gol fantastik, Rubin Kazani në epërsi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky