Agjencia Zhurnal.mk.

Simovski për regjistrimin e popullsisë: Mos bëni matematika zbavitëse, rezultatet në fund të muajit

Shkup, 2 mars – Në fund të këtij muaji, Enti Shtetëror për Statistika do t’i kumtojë rezultatet nga regjistrimi. Ato ende janë në përpunim e sipër. Kështu shprehet për NovaTv, drejtori i ESHS-së, Apostoll Simovski, duke shtuar se po punohet në mënyrë më profesionale për këtë operacion statistikor, transmeton Zhurnal.

Afati i fundit siç njofton Simovski është 31 marsi, dhe kjo është afati më i shkurtër për përpunimin e të dhënave. Sa i përket parashikimeve për përqindjen e popullatës, ai thotë se secili mund të luajë “matematikë zbavitëse”, me arsyetim të thjeshtë se ende po vijojnë përpunimet dhe të dhënat do të publikohen në afatin e caktuar.

“Nuk ka të dhëna të cilat janë të lehta apo të vështira për përpunim. Ekzistojnë të dhëna zyrtare statistikore dhe tëdhëna nga burime tjera të cilat nuk janë pjesë e statistikës zyrtare. Enti Shtetëror për Statistikë është maksimalisht profesional në përpunimin e të dhënave dhe i respekton të gjitha standardet ndërkombëtare, procedurat dhe metodologjitë për përpunim. Për këtë edhe të dhënat nga Enti paraqesin statistikë zyrtare e cila është e krahasueshme ndërkombëtarisht”, shprehet Simovski.

Në pyetjen nëse regjistrimi mund të bëhet pjesë e përplasjeve politike, Simovski shprehet se regjistrimi është operacion statistikor dhe po përpiqen maksimalisht ashtu të ngelë.

“Regjistrimi është operacion statistikor dhe ashtu po përpiqeni të ngelet. Për fat të keq, në shtetin tonë regjistrimet e popullsisë gjithnjë janë parë si një mjet për përplasje politike për çka ne nuk mund të ndikojmë. E vetmja që mund të bëjmë, dhe po përpiqemi maksimalisht ta arrijmë është të mbyllim dyert për hyrje të politikës në institucion dhe punën tonë ta kryejmë në mënyrë profesionale”, shprehet Simovski.//Zhurnal.mk

Related posts

A do të vendosin shqiptarët për presidentin?

Xh M

Sigurohet buxheti për ndërtimin e Teatrit turk-Shkup, është përfunduar me kulmin dhe fasadën e objektit

Xh M

Kovaçevski: Zgjedhjet më 8 maj do të jenë të vështira, LSDM nuk do të heqë dorë nga e ardhmja evropiane e vendit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky