Agjencia Zhurnal.mk.

Siljanovska-Davkova promovoi sloganin e saj në fushatën presidenciale

Shkup, 29 mars – Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova sot promovoi sloganin e saj në fushatën presidenciale “Maqedonia sërish krenare”.

Ajo thotë se slogani është për shkak të gjendjes aktuale me demokracinë në Maqedoni por edhe se shteti është shtet i dobët.

“Kur them Maqedonia sërish krenare, mendoj për qytetarët. Arsyeja është kthimi i shpresës, kthimi i besimit në demokraci, kombi sërish ta dijë se të gjithë në politikë, duke përfshirë edhe të parin e shtetit ose presidenten e shtetit, kanë për obligim që të udhëhiqen nga interesat nacionale ose interesat shtetërore”, tha Siljanovska-Davkova.

Ajo shtoi se ky slogan nuk është zgjedhur rastësisht dhe se nevojitet të problematizohet marrëdhënia ndaj shteteve të vogla dhe jo rastësisht, siç thotë ajo, vendet e mëdha ndonjëherë sillen ndaj nesh sikurse nuk meritojmë krenari.

Ndryshe, fushata në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale do të fillojë 20 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, përkatësisht më 4 prill dhe do të zgjasë deri më 22 prill, ndërsa rrethi i dytë do të mbahet më 8 maj bashkë me zgjedhjet parlamentare.

Related posts

Kovaçevski: VMRO dhe BDI të ulin tensionet – Mickoski vazhdon “avazin” e vjetër!

Xh M

Pendarovski: Asnjëherë nuk kemi montuar procese politike

Xh M

Mexhiti në Çair dhe Gazi Babë: Fryma e ndryshimit ndjehet në çdo rrugë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky