Agjencia Zhurnal.mk.

Shtetësia, kalon komisionin për çështje evropiane – Ademi: Besojmë se Ligji do të miratohet së shpejti

Shkup, 26 korrik – Ligji për shtetësi kaloi procedurat në Komisionin për çështje evropiane, ku janë shqyrtuar amendamentet e dorëzuara mbi propozim tekstin. Pritet që ligji të shkojë për procedurë të mëtutjeshme në Komisionin juridiko-ligjvënës, e më pas të vendoset për miratim në seance plenare. Kryetari i Komisionit për çështje evropiane, Arbër Ademi, beson se ligji do të miratohet së shpejti. 

“Sot përfundojmë me punën e komisionit në mënyrë që pika të jetë e pjekur për vendosje në seancë plenare. Uroj mos të ketë “filibastering”, mos të ketë zvarritje të procedurave, mos të ketë qasje për të bërë obstruksione që të zvarritet miratimi i këtij propozim ligjit edhe pse besoj se një gjë e tillë është minimizuar dhe së shpejti do ta kemi të miratuar këtë propozim-ligj”, tha Ademi.

Related posts

Nxënësit e Tetovës dhe Gostivarit kthehen në bankat e shkollës

Redaksia

Shpërfillet Panairi i librit në Tetovë

Xh M

Shekerinska: Vetoja bullgare ‘arriti’ ta dobësojë rolin dhe ndikimin e BE-së në të gjithë rajonin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More