Agjencia Zhurnal.mk.

Qyteti i Shkupit përfshihet në fushatën “Tatimi im, për komunën time”

Shkup, 7 prill – Qyteti i Shkupit përfshihet në fushatën “Tatimi im, për komunën time!” – Komuna më të mira, me pagesën me kohë të tatimit të pronës, i cili realizohet në bashkëpunim me Agjencinë e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Siç informojnë nga shërbimi për informim i Qytetit të Shkupit, projekti ka për qëllim që ta nxisë vetëdijen publike për nevojën dhe përfitimet nga pagesa me kohë e tatimit të pronës me qëllim që të kemi shërbime efikase dhe cilësore nga njësitë e vetëqeverisjes lokale.

“Me pagesën në kohë të tatimit të pronës, të gjithë ne kontribuojmë që komuna jonë të rritet, zhvillohet dhe modernizohet. Me pagesën e tatimit të pronës përforcohen kapacitetet financiare të komunave dhe këto mjete shfrytëzohen për investime kapitale, siç është ndërtimi i kopshteve, shkollave, infrastrukturës komunale, parqe dhe të mira të tjera publike”, potencojnë nga Qyteti i Shkupit.

Theksojnë se Qyteti i Shkupit i i mbështet të gjitha iniciativat dhe projektet e mira të cilat do të kontribuojnë për përforcim financiar të komunave, qëllimi kryesor i të cilit është rritja e cilësisë së shërbimeve të cilat i ofrojmë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.

Video nga fushata “Tatimi im, për komunën time!” – Komuna më të mira, me pagesën me kohë të tatimit të pronës mund t’i shihni në këto linqe: https://www.youtube.com/watch?v=kV46872donQ&t=4s (në gjuhën maqedonase) – https://www.youtube.com/watch?v=ODR4_3DNhuw (në gjuhën shqipe)

Related posts

Më 2 maj, Ali Ahmeti shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës

Xh M

Pendarovski nga Krusheva: As nuk kam bojkotuar, dhe as nuk do t’i bojkotoj zgjedhjet, me 8 maj do të festojmë në gjithë Maqedoninë

Xh M

Mickoski nga Kavadari: Këto zgjedhje janë shansi i fundit për shpëtim

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky