Agjencia Zhurnal.mk.

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri kanë reaguar lidhur me protestën e organizuar sot nga grupimi i Sali Berishës dhe Partia e Lirisë para Bashkisë Tiranë.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Më pas ka reaguar edhe ambasada e BE-së në Tiranë duke dënuar gjithashtu dhunën.

“Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, thuhet në reagimin e BE-së.

Kjo nuk është hera e parë që opozita, pjesa e Rithemelimit ka protestuar në derën e Bashkisë. Ky aksion i tyre ka nisur pas arrestimeve të disa ish-zyrtarëve të këtij institucioni për abuzim me detyrën për dosjen ‘5D’.

Related posts

Ambasadori Gonzato: Mbështesim SPAK, s’ka standarde të dyfishta

D V

“As Mehmet Shehu s’do i bënte deklaratat skandaloze që bëri Dumani për gjykatat”, Meta sulmon sërish kreun e SPAK dhe ironizon ndërkombëtarët: Të jesh ambasador në Shqipëri…

D V

Rekord i transportit ajror, Shqipëria vendi me rritjen më të lartë! Në mars, 233 për qind më shumë udhëtarë se në 2019

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky