Agjencia Zhurnal.mk.

Prishtinë, gjendet e demoluar vetura që po kërkohej nga Interpol-i

Është gjetur në Prishtinë një veturë e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-i.

Policia njofton se vetura është gjetur të premten, pas kontaktit me autoritetet e një shteti tjetër.

Tutje, bëhet e ditur se vetura është gjetur e demoluar dhe pjesët e saj ishin duke u vendosur në një veturë tjetër të markës së njëjtë.

“Prishtinë 10.02.2023 – 10:25. Pas kontaktit me autoritetet e një shteti tjetër është lokalizuar një veturë e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol. Vetura është gjetur e demoluar dhe pjesët e saj ishin duke u vendosur në një veturë tjetër të markës së njëjtë. Prokurori ka urdhëruar që të intervistohen personat e përfshirë në rast”, thuhet në raportin policor.

Ndërsa të hënën, vetura është kthyer në gjendje të rregullt dhe e njëjta është sekuestruar deri në përfundim të procedurave për rikthim të veturës pronarit në vendin e origjinës.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë/gjetje e veturës”.

Related posts

Tetovari sulmohet me thikë në burgun e Idrizovës

Xh M

MPB: Rrahje mes dy grave në Bit Pazar

Xh M

Gjendet një trup i pajetë në ujërat e lumit Vardar në Veles

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky