Agjencia Zhurnal.mk.

Predha ruse godet furrën e bukës derisa ukrainasit prisnin radhë për të blerë

CNN ka konfirmuar se një predhë ruse ka vrarë disa persona që po mbanin radhën për bukë, në qytetin Chernihiv të Ukrainës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës.

Një gazetar ukrainas në vendngjarje thotë se numri i viktimave është 10.

Ambasada Amerikane në Kiev konfirmoi lajmin dhe theksoi se do të bëhet maksimumi që krime të tilla të ndëshkohen: “Sot, forcat ruse vranë 10 persona që po mbanin radhë për bukë, në Chernihiv. Sulme të tilla të tmerrshme duhet të ndalen. Ne po marrim parasysh të gjitha mundësitë për të ndëshkuar këto krime”.

Chernihiv është i rrethuar nga trupat ruse dhe është bombarduar shpesh duke nisur nga java e kaluar.

Related posts

Zhduket vajza e miliarderëve në SHBA

Xh M

Gjermania përgatit planin për të mbështetur ushtarët amerikanë në frontin lindor të NATO-s

Xh M

Dubai raporton një “sëmundje misterioze” të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky