Agjencia Zhurnal.mk.

Përleshje në parlamentin e Gjeorgjisë, dhunë dhe grushte mes deputetëve

Një incident i rëndë është regjistruar në Parlamentin e Gjeorgjisë, ku disa deputetë janë përfshirë në një përleshje të ashpër me njëri tjetrin.

Shkak është bërë pasi deputetet në pushtet ishin të gatshëm të miratonin projektligjin e diskutueshëm për “agjentët e huaj”. Projektligji është kritikuar nga vendet perëndimore dhe ka nxitur protesta në vend.

Pamjet e transmetuara në televizionin gjeorgjian shfaqën Mamuka Mdinaradzen, kreun e partisë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”, një forcë shtytëse pas projektligjit, duke u grushtuar nga deputeti i opozitës, Aleko Elisashvili teksa fliste nga foltorja.

Incidenti shkaktoi një përleshje më të gjerë midis disa deputetëve. Pamjet shfaqën Elisashvilin duke u përshëndetur me brohoritje nga protestuesit jashtë ndërtesës së Parlamentit.

Related posts

Türkiye do të mbështesë kandidaturën e kryeministrit holandez për shef të ri të NATO-s

Xh M

Dedivanaj: Rinia jonë shembullore rezultat i punës sonë shumvjeçare në favor të çështjes kombëtare dhe promovimit të vlerave shqiptare

Xh M

Borrell: Disa shtete evropiane pritet të njohin shtetësinë palestineze në maj

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky