Agjencia Zhurnal.mk.

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu shqetësimin për situatën në Lindjen e Mesme pas sulmit izraelit ndaj Iranit.

“Është thelbësore që konflikti të mos dalë jashtë kontrollit dhe për këtë arsye ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të vetëpërmbahen”, tha Stoltenberg sot në Bruksel.

“Askush nuk përfiton nga një luftë në Lindjen e Mesme”, deklaroi ai.

Sipas raporteve të mediave, Izraeli sulmoi provincën iraniane të Isfahanit si kundërpërgjigje ndaj sulmit të madh me dron dhe raketa të Iranit.

Sipas gazetës izraelite Jerusalem Post, sulmi kishte në shënjestër një bazë ajrore në Isfahan, jo shumë larg objekteve bërthamore të Iranit.

Megjithatë, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), objektet bërthamore nuk u prekën.

Ndryshe, Izraeli dhe Irani nuk e kanë ndërmend që ta përshkallëzojnë konfliktin mes tyre.

Related posts

Blinken largohet nga Izraeli, nuk ka njoftime për armëpushim

Xh M

Macron do të dërgonte përsëri trupa në Ukrainë

Xh M

Shi dhe breshër i dendur në Flawil – St Gallen

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky