Agjencia Zhurnal.mk.

Palët pa asnjë emër, digjet raundi i parë i votimit për President, Bushka: Konsiderohet i kryer pa votim

Ora 16:00 e ditës së djeshme përmbylli edhe afatin zyrtar të pranimit të kandidaturave për Presidentin e ri të Republikës. Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se nuk ka asnjë kandidaturë të regjistruar, duke u djegur kështu raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit.

Sot në 09.00 u mblodh komisioni i ligjeve për shqyrtimin e kandidaturave për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Ndërsa pasdite në orën 17.00, Kuvendi i Shqipërisë zhvillon raundin e parë të votimit.

Komisioni i Ligjeve ka konstatuar se nuk ka asnjë kandidaturë për president.

“Komisioni i Ligjeve mblidhet për të shqyrtuar kriteret kushtetuese pas paraqitjes së emrave. Sipas njoftimit nga drejtoria përkatëse Kuvendit deri dje nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për president të Republikës. Raundi i parë konsiderohet i kryer pa votim. Për efekt të rregullores ne do të na duhet që ta konstatojmë këtë fakt, për t’ja paraqitur më par Kuvendit.’- tha Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit.

Related posts

Investigimi i Rai 3, Rama: Nuk keni guxim të përballeni!

D V

Komisioni hetimor i Shëndetësisë, PS miraton planin e punës në mugesë të opozitës

D V

Zbulohet vendimi i plotë/ Gazment Bardhi nuk bëri kallëzim, ja pse SPAK nuk nisi hetim për implikimin e Olsi Ramës në Xibrakë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky