Agjencia Zhurnal.mk.

OBSH: Përhapja e lisë së majmunëve mund të parandalohet me masa të duhura

Shefi i departamentit për pandemi pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Silvi Brajan, tha se përhapja e “jashtëzakonshme” e virusit të lisë së majmunëve mund të parandalohet lehtë me masa të duhura.

OBSH paralajmëron se 200 raste të lisë së majmunëve të regjistruara gjatë javëve të kaluara në botë, jashtë vendeve ku po qarkullon virusi, do të mund të ishin vetëm fillim, shkruan gazeta ditore londineze “Gardian”.

Pasi Britania e Madhe për herë të parë konfirmoi rast të lisë së majmunëve më 7 maj, gati 200 persona të infektuar janë regjistruar në OBSH nga shtete të cilat janë larg vendeve ku virusi është endemik, ndërsa Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve vlerësoi se ka 219 raste të tilla.

Raste të infeksionit me virusin e lisë së majmunëve papritmas janë zbuluar në më shumë se 20 vende në botë, duke përfshirë edhe SHBA-në, Australinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe edhe gati dhjetëra vende të BE-së.

Related posts

Çajrat që ju ndihmojnë në ditët e virozave

D V

Gjërat që duhet të bëni përpara se të flini që të largoni stresin e një punë në zyrë

D V

Pija që ju shpëton nga gurët në veshka

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky